tag:blogger.com,1999:blog-10050388390497436082023-11-16T04:38:03.725-08:00Ardi Stefa/Open Demokracyardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.comBlogger40125tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-51311440631263470192010-04-25T08:53:00.000-07:002010-04-25T08:54:01.972-07:00Shtëpia ime...Shtëpia ime...
Ndoshta jam nga të paktët që vazhdoj të shkruaj e të publikoj në Blogun tim, por edhe nëpër site të ndryshme në internet, qoftë edhe në Facebook, me emrin e vërtetë. Pa u fshehur pas pseudonimeve apo edhe anonimitetit.
Kjo për shkakun e thjeshtë se besoj thellësisht në ato që shkruaj e mbroj, por edhe për faktin e thjeshtë se idenditeti dhe jo anonimiteti e pseudonimet në debate publike (qoftë edhe virtuale) janë shprehje e një demokracie të vërtetë e të rrënjosur thellë brenda meje.
Por...
Kam shumë kohë që vendosa të mos publikoj më asnjë koment që vjen në Blogun tim, qoftë pozitiv, qoftë negativ. Përgjithësisht, jam njeri, që ata që komentojnë poshtë shkrimeve të mia, edhe kur nuk kanë të drejtë, apo kur fyejnë mua personalisht, edhe duke qenë anonimë, i kam publikuar dhe jam përpjekur qetësisht që t’u përgjigjem...
Me qindra herë jam munduar që t’u shpjegoj shumë “vizitorëve” komentues, anonimë, ose jo, se në Blogun tim janë vizitorë dhe si të tillë duhet të sillen me edukatë dhe respekt, ashtu siç besoj se sillen kur hyjnë në ndonjë shtëpi të huaj. Dhe për këtë jam kategorik: Nuk mundet të hysh në një shtëpi të huaj, pa trokitur në portë, pa thënë se kush je dhe pa u sjellë në mënyrë të kulturuar...
Do të shtoja edhe diçka tjetër, që më kanë mësuar që në moshë të vogël: Pa fshirë këmbët e tua, pa varur xhaketën dhe kapelen, pa pasur diçka për të thënë apo për të ofruar mikpritësit...
Të tilla gjëra, të dala mode, me pak fjalë...
Të cilat, do t’i ruaj e respektoj me shumë devotshmëri e përkushtim, pasi e di thellë brenda vetes se Kultura andej fillon: Tek porta e jashtme e secilës shtëpi. Të shtëpisë tënde, ku banon e pret të ftuarit e tu. Të shtëpisë së tjetrit, që viziton si i ftuar ti!...
Blogj-et nuk janë as sheshe publike, as gazeta, as programe televizive, as ndonjë kongres partie, as edhe deklamim ... kombëtar. Blogjet janë një vend, një territor Personal, i cilitdo krijuesi- administrator të tyre, i cili me dëshirë u hap dyert që ta vizitojnë ata që dëshirojnë... Një ditar...
Por kjo nuk do të thotë se të gjithë ata që e vizitojnë këtë territor personal të secilit, kanë automatikisht edhe të drejtën (duke iu referuar një “lirie të fjalës” të keqkuptuar), që të hyjnë, të shajnë, të kërcënojnë, të mashtrojnë dhe të bëjnë shantazh.
Konceptet e “lirisë”, “censurës”, “demokracisë” janë keqkuptuar në vendin tonë. Ato mbyten në fjalët pa fre dhe në kënaqësinë e përkohshme e egoiste, por edhe në ndjenjën se “jemi të rëndësishëm”, qoftë edhe anonimisht e me pseudonime...
Një miku im, me të cilin diskutoja rreth këtyre që po shkruaj më tha se jam person publik, që shpreh një fjalë publike, dhe si të tillë duhet që të pranojë akoma edhe kritikën më të ashpër, deri edhe sjelljen e pahijshme e mungesën e edukatës së komentuesve...
Jam dakort, përsa i përket pjesës së parë, por në asnjë mënyrë nuk jam dakort me pjesën e dytë të fjalisë së tij. Nuk besoj se, akoma edhe një gabim të madh të bësh, ka të drejtën cilido të të shajë e fyejë për këtë.
Këtë sjellje kaq mjerane e kam ndeshur shumë shpesh, si nëpër stadiume, ashtu edhe nëpër vende të tjera publike, ku njerëz, të mbuluar nga anonimiteti e fanatizmi, shajnë me rrënjë e me degë jo vetën sportistët e skuadrës, me të cilën janë tifozë, por edhe shokët e miqtë e tyre, kur ata gabimisht bëjnë edhe një “gabim”.
Të mos përmend pastaj faktin që sharjet e tyre kanë të bëjnë me atë që përbën kompleksin e përhershëm të shqiptarëve: seksin...
Shpesh herë do të doja që këtyre anonimëve t’u kthehen sportistët nëpër stadiume, apo qoftë edhe njerëzit e tjerë dhe t’u përgjigjen me të njëjtat fjalë, me të cilat i kanë fyer. Të njëjtën gjë, jam i bindur se do të bënin edhe të gjithë ata blogger, kur shohin komentet fyese e sharëse të Anonimëve...
Të njëjtën gjë ndiej edhe unë. Shpesh herë them me vete: “Ka të drejtë që e thotë këtë gjë, por përse e thotë duke më sharë?”...
Por duke qenë se nga goja, për fat të keq, ende nuk më dalin sharje e nuk them dot halera të tilla, i them duke “i fshirë”.
Duke i fshirë, e duke u mbyllur portën, pasi ende nuk dua që të mbyll portën e shtëpisë sime...
As edhe Shtëpinë time...
PO, dialogut, po kritikës dhe shkëmbimit të mendimeve dhe kurresesi JO kundërshtimit e antagonizmit shterp nëpërmjet fyerjeve, jo fashizmit të njerëzve kompleksikë...
Këtyre, po që u duhet mbyllur porta, kurrsesi shtëpia, pasi do të trishtohen e mërziten të gjithë ata që gjejnë një fije shpresë e ndajnë ide të njëjta me ty...
Nga ana tjetër, jam kundër faktit që të përzgjedh ata që më shkruajnë vetëm fjalë të mira e të përjashtoj ata që shkruajnë fjalë të këqija.
Prandaj ndoshta do të jem i detyruar që të duroj çdo kompleksik e të paedukuar që do të lërë komente në shkrimet e mia...
E keqja është se këta të fundit janë më të shumtit...

P.S: Blogu, është një ditar i imi. Një ditar për veten dhe të tjerët... Dhe ditaret i ruajmë si dritën e syve, pasi i shkruajtëm kryesisht për vete. Demokracia e Internetit ka të njëjta karakteristika me demokracinë si koncept politik- bashkëjetojmë me ata që janë rreth nesh, sikundër edhe ata me ne. Nuk është e vështirë që të injorojmë njerëzit që gjejnë tribune vetëm për të sharë e fyer, pasi në rast se “tërbimi” i tyre do të ngelet një një cep me gjërat e pakërkuara, ata do të kërkojnë mënyra të tjera, vende të tjera të të shprehur tërbimin e kompleksin e tyre...
Pasi dikush përzgjedh që të mos ta ruajë ditarin e tij si dritën e syve. Përbën vallë kjo një alibi vandalizmi?...ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-13710416732526760852009-08-27T01:47:00.000-07:002009-08-27T01:48:11.670-07:00Cikli u plotësuaNë PS nuk duhet të flitet me statujat…
Fitorja ka shumë baballarë, ndërsa humbja është jetime!

Cikli u plotësua
Më 29 gusht, ditën e shtunë, socialistët do të zhvillojnë Kongresin e Jashtëzakonshëm pas zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit. Kongresi ka në rend të ditës miratimin e një rezolute që u paraqit më parë në mbledhjen e asamblesë, e cila përcakton qëndrimin politik të PS-së ndaj zgjedhjeve të përgjithshme. Pika tjetër është ajo që shkakton më shumë debate. Pritet zbatimi i neneve përkatëse që flasin për statusin e kryetarit të partisë në rastin kur humbet zgjedhjet. Nisur nga kjo, pritet që kongresi të shpallë zgjedhjet për kryetarin e ri. Ndërsa një tjetër grup kërkon të përfshihet në rendin e ditës edhe një paketë me ndryshime statutore. Por si është situata e vërtetë? Do të vazhdojë të jetë protagoniste në jetën politike të Shqipërisë PS, apo do të tkurret e tkurret e do të shndërrohet në një parti “kombarse”? Në fund të fundit kush është përgjegjës, pasi siç thuhet fitorja ka shumë baballarë, ndërsa humbja është jetime!

Ardi Stefa

Nuk është keq të shpresosh. As gabim. Po qe se do të isha nga natyra optimist dhe po qe se do të kërkoja gjithmonë anën pozitive të gjërave dhe të situatave, do të isha i fundit q[ do të gjykonte ndokënd, sepse beson se diçka pozitive e më e mirë do ti ndodhë nesër.
Por tjetër gjë është optimiszmi dhe tjetër gjë është iluzioni.
Dhe, për fat të keq për liderin e PS dhe funksionarët e lartë të kësaj partie, të cilët këmbëngulin të kërkojnë dhe të presin iniciativa, të cilat do të ishin të afta e të zonjat për të përmbysur klimën e rëndë që mbizotëron në PS dhe tek anëtarët e elektorati i saj, nga iluzionet janë ato që mbizotërojnë.
Ç’ishte për të bërë Edi Rama e bëri, që nga dita që erdhi në krye të PS. Të gjitha armët që kishta në depon e tij i përdori. Edhe truke komunikative përdori, edhe në mënyra korruptive veproi, edhe ndryshime bëri në njerëzit rreth e qark partisë së tij, edhe kundërshtarët tentoi t’i përgojonte e t’u hidhte baltë, deri edhe donjë “mik” të ngushtë “flijoi” për të treguar se diçka po ndryshonte, por asgjë nga këto nuk dha rezultat.
Edhe nudo bëri banjo, edhe këngë këndoi, edhe “familjar” e tregoi veten se është, edhe batuta të goditura përdori, edhe postin e deputetit e “mohoi” për hir të bashkisë...
Arsyeja ishte e thjeshtë: Përralla e liderit modern e reformator pushoi së shituri e së joshuri elektoratin. Dhe është e provuar përgjithësisht se kur në një marrëdhënie, personale apo edhe politike, përralla pushoi së shituri, marrëdhënia nuk është më ajo e para. Gjithë të tjerat janë çështje kohe. Marrëdhëniet me zor nuk mbahen. Andaj edhe elektorati e dënoi. Prandaj edhe Meta bëri një lëvizje të zgjuar mbijetese.
Çfarë tjetër ka për t’i ofruar elektoratit socialist Edi Rama që ta joshë e ta bëjë për vete? Të shajë vazhdimisht Berishën? Të mos njohë zgjedhjet? Të demonizojë kundërshtarët e tijpër postin e kryetarit? Të bëjë ndryshime në parti? Dhe me kë? Blushi tha përpra disa ditësh se: “Në Ps nuk duhet të flitet më me statujat!” (Me gardën e vjetër komuniste, duhet lexuar).
Për këtë arsye, e vetmja gjë që në thelb duhet të shqetësojë e problematizojë anëtarët e kryesisë së PS, nuk është fakti nëse ekzistojnë mundësi të ringritjes së përkohshme, por kur dhe nën çfarë kushtesh e situatash do të largojë liderin e saj... Përndryshe PS do të shkojë keq e më keq...
Cikli politik i Edi Ramës është plotësuar, është mbyllur. Dhe sikundër thuhet në gjuhën e popullit: Ka lënë pas gërmadha. Për këtë gjë Edi Rama ishte shumë i zoti. E vetmja gjë që Edi Ramës i ka ngelur të bëjë është dorëheqja e vërtetë dhe e parevokueshme nga kreu i PS, në mënyrë që të ketë mundësi që të administrojë humbjen e tij politike. Përndryshe Vaterloja politike për të do të jetë më e madhe se e Napoleonit.
Dhe anëtarët e PS do të duhet që të mendohen mirë përpara se të hedhin votën për kryetarin e ri. Të zgjedhin atë që është me të vërtetë i zoti të rimëkëmbë PS-në...ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-31413233788873392442009-03-22T03:08:00.001-07:002009-03-22T03:08:57.852-07:00Pasqyrat e shtrembëraPasqyrat e shtrembëra
Ardi Stefa
Shumë gazetarë të njohur grekë pretendojnë se mediat janë thjesht pasqyra e shoqërisë.
Ndoshta me këtë duan të thonë, natyrisht, me fuqinë që u jep pushteti i katërt, se çdo e keqe që ndodh në trupi e shoqërisë, pasqyrohet besnikërisht në ekran apo edhe në gazeta...
Por gjërat nuk janë edhe kaq të thjeshta. Dhe nuk ka nevojë për shumë analiza që të bindet ndokush se mediat greke, jo vetëm që nuk janë asnjanëse dhe të ftohta në pasqyrimin e ngjarjeve, por tentojnë që të ndryshojnë e manipulojnë opinionin publik dhe ta rimorkojnë në ujërat e tyre të turbullta.
Qëndrimi i Mediave greke kundrejt emigrantëve, natyrisht që nuk është unik dhe i pandryshueshëm në kokë. Natyrisht që qëndrime të ndryshme ekzistojnë nga njëra gazetë apo TV tek tjetra. Natyrisht që qëndrimet evoluojnë nëpër vite.
Ashtu sikundër është e ditur që rastet e urrejtjes dhe të intolerancës ndaj të huajve me protagoniste gazetarinë, janë kaq të rralla, sa janë të rralla edhe keqtrajtimet e emigrantëve nga policia!...
(Për ata që ndoshta s’e kuptuan frazën e mësipërme, u shkruajt me ironi!...).
lexova një studim të Universitetit të Athinës, në të cilët ishte studiuar qëndrimi i shtypit grek nga marsi 2007 në mars 2008, d.m.th në një periudhë goxha të mirë nga vitet e mëparshme. Rezultatet ishin si më poshtë: Nga 540 artikuj që kishin të bënin me emigrantë shqiptarë, vetëm 5% e këtyre artikujve kishin qëndrim pozitiv, ndërkohë që 25% e artikujve kishin ngjyrime negative qysh në titull.
Në 60 ediqione qendrore lajmesh të katër kanaleve më të mëdha greke dhe në 42 reportazhe për çështjet në fjalë, vetëm 2.5% e tyre kishin qëndrim dhe trajtim pozitiv.
Në faqet greke të internetit, blogje, etj, etj, 40% e shkrimeve kishin trajtim negativ dhe vetëm 25% qëndrim pozitiv.
Me një transport të tillë paragjykimesh dhe stereotipesh ksenofobike, është e kuptueshme, logjike dhe morale që të konsiderohet reagimi dhe qëndrimi masiv grek ndaj të huajve, ose edhe armiqësia e grekëve ndaj emigrantëve “vlerë e vërtetë dhe e qëndrueshme(!)” në të gjitha sondazhet e Eurobarometrit. Është e kuptueshme përse Greqisë i tërhiqet gjithmonë veshi dhe kritikohet për këtë gjë...
Trajtimi dhe paraqitja e emigrantëve nga shumica e mediave greke, veçanërisht e atyre elektronike, e cila i paraqet emigrantët si një turmë dhe jo si njerëz, si një kope barbarësh, e cila kërcënon qetësinë greke!...
Qëndrimet e “drejta” që injektohen nga ekstremistët e djathtë dhe që gjejnë kaq paqyrim në media, për të cilat të huajt e çdo race apo kombësive, (veçanërisht shqiptarët) janë më inferiorë se grekët, qysh në gene, për një kohë të gjatë censuruan, apo nënvlerësuan rastet e dhunës kundër të huajve, qoftë kur këto bëheshin nga pronarët e tyre, qoftë kur bëheshin nga grupet neonaziste.
Edhe kur një kriminel nazist si Kosta Kazako përpara disa vjetësh kishte vrarë me armë zjarri shtatë emigrantë me ngjyrë, ishte trajtuar nga mediat si krim i kryer nga një psikopat dhe jo si krim racor. Dhe të gjitha këto në një kohë, kur vetë krimineli në sallën e gjyqit kishte deklaruar se “E keqja me të huajt në Greqi ka kapur kulmin. Duke vrarë ata besoj se i kam bërë shërbim atdheut!”.
Në të njëjtën kohë jashtë bëheshin manifestime proteste nga shoqatat antiraciste dhe antimanifestime nga neonazistët. Këto televizioni nuk i dha ndonjëherë dhe shtypi i shkruar i pasqyroi me dy rreshta... Në të njëjtën kohë që reporterët e kurseve dy-tre mujore të gazetarisë karakterizonin cilindo hajdut “Të huaj, ka shumë mundësi që hajduti të ishte shqiptar!”, pavarësisht se vjedhësit mundet të kishin fytyrën të mbuluar dhe flisnin greqishte të pastër...
Nejse, të gjithë i dimë këto. Thjesht përmenda disa fakte të studimit të Universitetit të Athinës, në lidhje me qëndrimin e medias ndaj emigrantëve.
Thjesht, nuk e kanë fajin pasqyrat që pamja që reflektohet në to nuk është e bukur...
Thjesht, nuk e kanë fajin që reflektohen të shpërfytyruara...
Apo e kanë?...ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-20849069952613443592009-03-15T08:07:00.000-07:002009-03-15T08:09:57.414-07:00Anarshi dhe pasiguri në GreqiTrazira, vandalizma, dhunë e vjedhje, pothuajse përditë në Athinë, Selanik, Patra...

Anarshi dhe pasiguri në Greqi

Ardi Stefa
Ruajtja e një gjendjeje dhe situate të tendosur dhe jashtë kontrollit të një “(gjasme)lufte guerrilase”, e cila lëviz dhe vepron sipas konceptit të një “revolte të vazhdueshme”, apo persona, të cilët vepruan të nxitur nga ato ç’ka shkruante në traktin e vet organizata “Lufta Revolucionare”?
Ndoshta është amalgamë e të gjitha atyre sa përmenda më lart, të cilat përbëjnë profilin apo edhe fytyrën e të gjithë atyre, të cilët kohët e fundit, në dritë të diellit, ushtrojnë dhunë në rrugët e lagjet më kryesore e më të patrulluara nga policia të Athinës.
Rasti më i fundit ishte ai i akteve vandale në Kolonaki, në sinkronizim të plotë me anarshistët e Selanikut dhe të Patrës, të cilët, duke u larguar, hodhën të njëjtat trakte me të njëjtin tekst.
Rasti i vandalizmave në Kolonaki, është skena më e plotë dhe më e qartë e anarshisë dhe i dhunës së pakontrolluar politike. Rreth 50 apo 100 personat me maska veprojnë këtu e disa muaj me një objektiv të dyfishtë: të terrorizojnë kalimtarët, tregtarët dhe klientët dhe, fakti më i rëndësishëm i gjithë kësaj është që nëpërmjet dhunë dhe vandalizmave të mbajnë gjallë në mendjet e të gjithëse se “Revolta e Dhjetorit ekziston akoma”.
Synimi i tyre, të të mos harrohet “dhjetori” dhe “dhjetori” të bëhet në mos jeta e përditshme, pjesë e jetës së përditshme të grekëve dhe të shërbejë si valë për “përmbysjen e strukturave të shtetit dhe të shoqërisë së konsumit që ka falimentuar”, sikundër theksohet në shumë tekste të trakteve të të ashtuquajturve antipushtetarë, që ata lëshojnë jo vetëm nëpër rrugë e shtypin grek, por edhe nëpër internet.
Në këtë këndvështrim, aktet vandale në Kolonaki dhe ato të disa orëve më parë në Selanik, bëjnë pjesë në “Planin operativ të veprimit” të të vetëquajturve revolucionarë, të cilët kundërshtojnë me një mënyrë të dhunshme modelin e sotëm të shoqërisë dhe të gjithë ata që nxjerrin fitime nga ekzistenca e tij. Dhe të gjitha këto i plotëson edhe shpërthimi i krimit ordiner, me vjedhje, rrëmbime, vrasje, sikundër edhe ishte rasti i vrasjes së një nëpunëseje të thjeshtë nga plumbat e një keqbërësi shqiptar.
Mbajtja gjallë e një klime të vazhdueshme konflikti me policinë, por edhe katastrofat e dyqaneve, bankave apo godinave të tjera, të cilat në nivel simbolik lidhen me ekonominë kapitaliste dhe funksionimin e saj, janë ato në të cilat investonte në të ardhme e një “lufte guerrilase” organizata terroriste “Lufta Revolucionare” me traktin e saj të para disa ditëve.
“Të luftojmë me të gjitha mjetet regjimin aktualu politik e ekonomik”, shkruanin në traktin e tyre terroristët dhe duket se disa, të ndikuar nga fjalët e mësipërme kanë nxituar të vendosin...gurin e tyre të vogël... në këtë luftë revolucionare...!Një procedurë, të cilën ashtu siç e konceptojnë këto grupime të “luftës antipushtetare”, ka evoluuar sidomos pas Dhjetorit dhe manifestimeve, të cilat pasuan vrasjen e Aleksi Grigoropulos...
Nga kjo prizëm shohin situata të favorshme për praktika të përgjithshme “guerrilase”, me katastrofa, dhe vandalizma, si ndaj bankave, grupimeve ekonomike e financiare, por edhe ndaj sipërmarrjeve të vogla e të mesme, të cilat përfaqësojnë apo simbolizojnë “kapitalizmin bashkëkohor dhe modelin konsumator fitimprurës për disa”, siç thotë në traktet e veta “Lufta Revolucionare”.E gjithë kjo situatë duket se qeverisë i ka dalë nga kontrolli, duke bërë që të ngrerë duart përpjetë dhe të jetë gjithmonë në pozita pritëse dhe mbrojtëse në nivel deklaratash për shtyp, në një kohë që shifrat flasin për një rritje të jashtëzakonshme të kriminalitetit të të gjitha llojeve dhe pasigurisë së qytetarëve.
Dhe krimi apo aktet terroriste tej çdo logjike, terrorizon qytetarët grekë dhe emigrantët paqësorë, të cilët ndihen tashmë se mud të jenë viktimat e një dhune të verbër nëpër lagje, dyqane, vendet e punës, godinat shtetërore, banka...
Ndihen të pambrojtur kur mendojnë se mundet të humbasin jetën apo ndonjë të afërm për pak euro, në një kohë që policia, “gjithmonë në mbrojtje” nuk bën asgjë për të luftuar krimin dhe politika është ekskluzivisht nën ngërthin e sondazheve dhe zgjedhjeve të parakohshme, të cilat as kanë për t’u bërë ndonjëherë përpara kohe...
Dhe, për sa kohë gjendja do të jetë e tillë në Greqi, terrorizmi dhe krimi ordiner do të lulëzojnë duke frikësuar qytetarët e thjeshtë e paqësorë...

p.s: Në kohën që po mendoja për këto radhë pashë të shkruar një parrullë në mur. “Ju flisni për vitrina, ne flasim për jetë...”.
Për fat të keq ky citat është transformuar në pretekst dhe justifikim në dialogun publik. Pyetja e parë që duhet të bëjë ndokush është: “Pse njëra përjashton tjetrën? D.m.th, dikush nuk mundet të flasë për të dyja. Në qoftë se dikush ndjeu dhembje për vrasjen e Aleksit, nuk mund të ndiejë dhembje për vitrinat e dyqanet e shkatërruara? Përse njëra vjen në antitezë me tjetrën?”
Naytrisht që jeta peshon e vlen më shumë se të gjitha xhamet apo vitrinat e botës. Por vitrinat nuk u thyen e as po vazhdojnë të thyhen për të mbrojtur një jetë.
Por citatet e mësipërme janë një art i vjetër i së Majtës ekstreme. Kështu, me citate janë justifikuar historikisht krime edhe më të rënda se thyerja dhe shkatërrimi i vitrinave dhe dyqaneve. Kështu, me pseudodilema asgjë nuk sqarohet dhe gjithçka justifikohet. Edhe dëmet, edhe humbja e jetëve. Pasi të gjitha vlerat lexohen së prapthi. Dhe vlerësimin e dhunës, disa donin ta lexonin dhe po e lexojnë së prapthi...
ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-11352998799243176292009-01-21T09:35:00.000-08:002009-01-21T09:39:17.183-08:00Fenomeni Miço dhe dyert e mbyllura të intelektualitFenomeni Miço dhe dyert e mbyllura të intelektualit
Miranda Haxhia

Në Shqipëri gjërat lëvizin kaq shpejt, saqë ndonjëherë ngjarjet mbeten në hije, megjithëse ato përmbajnë një domethënie, e cila është shqetësuese jo vetëm për njeriun, i cili është më pranë ose bëhet faktor i këtyre ngjarjeve, por për gjithë shtresën e intelektualëve, profesionalëve, menaxherëve të suksesshëm të burimeve njerëzore, projekteve dhe ideve progresiste.
Kështu, duke investiguar përtej lajmit të thatë që u dha para disa ditësh për dorëheqjen e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Punës, z.Thoma Miço, shikon dritëhijet e një marrëdhënie bizare me PDNJ të drejtorit në fjalë, që për hir të së vërtetës, mbahet si një nga përfaqësuesit më konsekuentë, më seriozë, më të pranueshëm të PDNJ. Kjo, jo për atë se si prezantohet kjo parti në skenën politike shqiptare, por për risitë, për frymën pozitive, për menaxhimin dhe drejtimin e suksesshëm të dikastereve në të cilat ka kontribuar, duke i tejkaluar pikësynimet e partisë së vet për të qenë përfaqësuese në koalicionin qeverisës, në atë të kontributit për të qenë pjesë e suksesit të qeverisë shqiptare të dalë nga zgjedhje te vitit 2005.
Fenomeni Miço dhe kioskëzimi i intelektualit
Para se të ishte nënkryetar I PDNJ- shit; para se të ishte drejtor i Inspektoratit të Punës; para se të ishte deputet për një legjislaturë; para se të ishte zv.ministër në Ministrinë e bujqësisë; - Thoma Miço ishte dhe vazhdon të jetë intelektual. Nga ata intelektualë që, në fazën kur njeriu qartëson bindjen e tij politike, u vu në radhët e forcave progresiste që sollën demokracinë në Shqipëri, duke u shfaqur bindshëm si njeri që përqafoi me ndërgjegje të thellë të Djathtën e që ofroi kontributin e tij për këtë, fakt që nuk ka kush t’ia mohojë, pasi qenë në të njëjtën anë ku shtyhej rrota e fatit e Shqipërisë së bashku me demokratët, një pjesë e mirë e të cilëve sot janë në krye të qeverisë shqiptare.
Ashtu si të gjithë intelektualët që janë mbajtës të veprimtarisë shpirtërore, të shenjuar në pikëvështrimin kulturor, janë njerëz të plotësuar me një kulturë të mirë apo dashamirës të studimeve, janë njerëz që vlerat e tyre i vënë në shërbim të njerëzimit, janë njerëz të specifikuar në aftësinë për të mbajtur me zotësi e demonstruar një influencë të thellë në përbërje të një organizimi politik apo të një drejtimi ideologjik, edhe Thoma Miço me gjithë produktin e vet, krijoi një profil të tillë, të pëlqyeshëm për stafin me të cilin punonte, të lakmueshëm për forcën politike të cilën përfaqësonte, të respektueshëm për qeverinë, së cilës i shërbente.
Derisa erdhi një çast dhe ky profil intelektuali jep dorëheqjen. Të pranosh institucionin e dorëheqjes, do të thotë të heqësh dorë nga një punë e mirë, nga një pagesë e mirë, nga të gjitha idetë, programet dhe detyrat që i ke vënë për të zbatuar dhe kërkon të marrësh frytet e kësaj fitoreje si profesional i zotë dhe si menaxhues i denjë vlerash. Përse duhej ta bënte një gjest t tillë, Thoma Miço? Kur mund të punonte sipas aksiomës:- Urdhëro? Si urdhëron! Sidomos ndaj ndërhyrjeve flagrante të eksponentëve kryesorë të partisë të cilën ai përfaqëson, ndërhyrje të personalizuara deri në detaje për përfitime absurde prej kryetarit të saj, z.Dule.
Megjithatë, duke patur parasysh gjithë panoramën e mësipërme të argumenteve, mendoj se veprimi i Thoma Miço zgjon respekt dhe kërshëri.
Inspektoriati i punës për herë të parë krijoi staturën e vet, duke u bërë institucion i besueshëm për misionin që mbart.
Nga kontrollorë e gjurmues të punës së zezë, inspektorët mësuan të bëhen kontrollorë e gjurmues të kushteve të rënda të punës, shkeljes së të drejtave të punëtorëve, zhdukjes së çdo shenjë skllavëruese në trajtimin e punonjësve, mbrojtjen e tyre prej shkeljeve dhe padrejtësive që u bëjnë punëdhënësit. Lidhja e shumë kontratave dhe fillimi i zbatimit të shumë projekteve me vende të rajonit, ndërtimi i marrëdhënieve në punë në bazë respekti ndaj vlerës, dhënia e “logos” inspektoratit të punës janë pjesë e CV e cila në rastin në fjalë shërbeu keq apo u lexua “vëngër”.

Çfarë do bëhet me PDNJ-shin?
Duke dalë nga porta e një institucioni, ku puna ju bë e pamundur për shkak ndërhyrjeve brutale të krerëve të partisë së vet dhe shoqëruesve të tyre, intelektuali Thoma Miço, hedh në tregun e ideve, në gjithë ata njerëz që i besuan kauzës së një partie, e cila do mbronte interesat e tyre si minoritet, si grup etnik, një platformë te re politike. Ai mendon se rigjenerimi i partisë është thelbi i zgjidhjes së gjithë ekuivokëve, që hera herës janë me pasoja të dëmshme, jo vetëm për profilin e tyre si politikanë, si intelektualë, si profesionalë, por edhe si forcë politike, e cila në fund t fundit ka nevojë të ketë identitetin e saj të qartë, të pakamufluar dhe të pastruar nga fenomeni “Dushk”

Somario
Sot PDNJ nuk ka më nevojë të bindë shqiptarët se është mbarëshqiptare, por minoritetin grek se është partia e tyre. Në përpjekjen për të bërë këtë humbi në vazhdimësi mbështetjen e minoritetit grek që e krijoi sipas shprehjes “shkoi për të hequr vetullat dhe nxori sytë”

Shkëlqimi dhe mjerimi i një kryetari partie
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut u krijua vetëm dy muaj pasi parlamenti shqiptar miratoi Ligjin për Partitë politike, i cili nuk lejonte që OMONIA të paraqitej një subjekt politik. PBDNJ lindi si një nevojë për përfaqësimin e këtij minoriteti në bashkëjetesën e tij me shumicën që bashkërisht po kalonin një tranzicion të vështirë që pasqyrohej dukshëm në parlamentin dhe shoqërinë shqiptare të kohës.
Themeluesit e parë të saj që vinin nga radhët e organizatës OMONIA aspironin përfaqësimin politik të interesave të minoritetit grek në parlament por jo vetëm, që do të thotë e hapur ndaj gjithë minoriteteve dhe qytetarëve shqiptarë. Përpjekjet e themeluesve të asaj kohe kanë qenë gjetja e rrugëve ligjore për përfaqësimin e minoritetit grek. Ka qenë ky përfaqësim që çoi drejt themelimit të PBDNJ si një parti që do të përfaqësonte të drejtat e njeriut, pra edhe të gjithë minoriteteve në Shqipëri. Kjo pati mbështetje të gjerë nga të gjithë bashkëkombësit.
Sigurisht që një pjesë e vogël këtij minoritetit do të përfaqësoheshin edhe nëpërmjet partive te tjera, ashtu siç ndodhi dhe po ndodh edhe sot, por përfaqësimi i tyre në këto parti nuk ka pasur të bëjë dhe nuk ka akoma të bëjë me të drejtat e drejtpërdrejta të minoritetit grek. Kjo për shkak të programeve të tyre të cilat nuk përfshijnë tërësinë e interesave të minoritetit si edhe objektivat e tanishme e strategjike të tij.
Prej kohës së krijimit PBDNJ duke qenë se u krijua si parti e të drejtave të njeriut përfaqësoi mirë të drejtat dhe interesat e të gjitha minoriteteve. Minoriteti vllah si një minoritet mjaft i madh u përfaqësua dhe u mbështet në tërësinë e tij dhe jo vetëm ai me kombësi greke por si një i vetëm. Pati përpjekje e serioze edhe për përfaqësimin e minoriteteve të tjera, po këto të fundit të cilat në vazhdimësi nuk e mbështetën në mënyrë evidente partinë dhe për rrjedhojë prezenca politike u zbeh.
PBDNJ që në themelim u mbështet dhe mbështeti krahas minoritetit grek edhe vllehet e Shqipërisë pa dallime nacionaliteti, por duke vlerësuar origjinën dhe kulturën e tyre.
Është fakt që në të gjithë ambientet politike shqiptare PBDNJ nominohej si partia e grekeve të Shqipërisë, gjë që vazhdon edhe sot, megjithëse PBDNJ insistonte të theksonte se është një parti e gjithë shqiptarëve. Sot Partia nuk ka më nevojë të bindë shqiptarët se jemi mbarëshqiptarë, por minoritetin grek se është partia e tyre. Në përpjekjen për të bërë këtë humbi në vazhdimësi mbështetjen e minoritetit grek që e krijoi sipas shprehjes “shkoi për të hequr vetullat dhe nxori sytë”
Karakterin tranzitor të programit dhe statutit të partisë ja dha Mungesa e hapësirës ligjore për të pasur një parti etnike; Shfaqjet e herëpashershme të paragjykimeve nacionaliste që vinin si pasojë e anarkisë që krijoi prishja e sistemit totalitar; Në respektim të plotë dhe të pamohueshëm të bashkëjetesës vëllazërore mes dy komuniteteve
Këto faktorë do te shuheshin pas disa vitesh, kur nga njëra anë kushtetuta e re nuk pengonte më krijimin e një partie me bazë etnike, kurse nga ana tjetër shoqëria shqiptare është sot më e emancipuar politikisht për të pranuar një realitet tjetër.
Prej disa vitesh PBDNJ në vend që të tentonte fundin e këtij tranzicioni, çuditërisht bëri të kundërtën, forcoi imazhin e vet mbarëshqiptar duke i hyrë një konkurrence politike të pakuptimtë. Mbijetesën politike të PBDNJ në vend që ta kërkonte tek veçantia që përfaqëson dhe mbron, minoriteti grek preferoi të bënte atë që bëjnë të gjitha partitë e tjera të mëdha e të vogla shqiptare. Të vazhdosh të këmbëngulësh tek karakteri mbarëshiptar i PBDNJ është nonsens dhe demagogji që u intereson atyre që duan të deformojnë qëllimin për shkak të pazareve politike që të japin një pushtet përfitimesh, të përdorur keq disa herë edhe në dëm të interesave të minoritetit etnik grek.
Kjo gjë e largoi partinë nga interesat principale të saj dhe në një fare mënyrë nga arsyeja për të cilën ajo u krijua, e largoi atë nga elektorati i saj strategjik. Elektorati i vërtetë i PBDNJ nuk e voton më atë në masën që ka votuar në vitet ‘90. Është e vërtetë që votat e partisë mund të kenë pësuar një rritje në vlerë absolute në nivel kombëtar por me ndryshime të theksuara kualitative ku votat e minoritetit grek vinin gjithmonë në ulje.

Grekët e Shqipërisë filluan të mos besojnë te partia e tyre
Dihet që pjesa më e madhe e elektoratit minoritar grek është në rrethet Sarandë Gjirokastër Delvinë dhe në zonën e Himarës, siç është e vërtetë që gradualisht pjesa më e madhe e tyre votojnë parti të tjera shqiptare. Justifikimin për këtë e ka krijuar vetë kursi i partisë. Ata kanë të drejtë të zgjedhin një nga partitë shqiptare dhe rrjedhimisht nuk po na zgjedhin ne.
Një fakt tjetër është që PDNJ në këto treva nuk është me një organizim të saj të mirëfillte dhe këtë rol e dublon Omonia. Në një kohë që Omonia duke theksuar gjithmonë karakterin e saj politik nuk mundi të bëhej organizata e gjithë minoritetit grek por vetëm e atyre që votonin PBDNJ, pra dublonin njëra - tjetrën si “historia me dy mamitë...”
Në vazhdimësi, si partia ashtu edhe Omonia filluan të karakterizojnë tradhtarë ata që votonin partitë e tjera dhe patriotë ata që votonin PBDNJ duke e rikthyer terrenin minoritar grek në një luftë të re klasash. Këtë shfaqje më shumë se PDNJ e vuan Omonia e cila nuk u bë kurrë organizata e gjithë minoritetit por vetëm u deklarua e tillë duke mos realizuar një nga objektivat madhore të saj, unitetin mes minoritarëve. Për këtë arsye votat “en bllok” që sillte Omonia në vitet ‘90 në vitet 2000 vetëm emrin kishin “en bllok” OMONIA organizata e minoritetit etnik grek gjithmonë ka mbrojtur të drejtat e minoritetit etnik grek, pa dallim si të atyre që e votonin PDNJ dhe të atyre që nuk e votonin. Ajo priste që atë që s’mund ta bënte ajo, ta bënte PDNJ, e cila me kalimin e kohës ju fut konjukturave politike për mbijetesë ose siç thuhet ndryshe u shit për pak pushtet.
Mbas krijimit të saj, PBDNJ pati marrëdhënie mjaft të mira me OMONIAN. Eksitojnë mjaft marrëveshje të shkruara midis OMONIA-s dhe PBDNJ në prag të fushatave elektorale ku OMONIA pretendonte nëpërmjet marrëveshjeve kompetenca elektorale për zgjedhjen e kandidatëve të propozuar prej saj e që e bënin PBDNJ pararojën politike të OMONIA-s dhe të gjithë grekëve të Shqipërisë. Surpriza do të ndodhte më pas. Pas vitit 2000 marrëdhëniet me OMONIA-n ishin vetëm biseda kokë më kokë të pak personave të cilat edhe nëse kanë qenë të shëndetshme apo të mira nuk u pasqyruan ndonjëherë si të tilla në të gjitha pozicionet politike që partia mbante pas zgjedhjeve.
Kjo gjë e largoi partinë nga interesat principale të saj dhe në një farë mënyre nga arsyeja për të cilën ajo u krijua, e largoi atë nga elektorati i saj. Mund të mburremi sa të duam se kemi marrë vota në Kukës, Shkodër apo në këdo vend tjetër të pabanuar nga minoriteti grek por ajo që duhet të pranojmë është se ne kemi humbur votat e atyre njerëzve që ne përfaqësojmë, të atyre njerëzve që në ’92-shin na nxorën si përfaqësuesit më të denjë të tyre me 90% të votave. Këto ne i kemi humbur mbi 50%. E nëse nuk jemi të zgjedhur të minoritetit grek të zgjedhurit e kujt jemi ne?

Dushku si fenomen e dëmtoi mjaft PDNJ- shin. Pazaret që rrodhën prej tij deformuan vizionin që kishin drejtuesit e saj për shpërndarjen e bastioneve të partisë dhe lëmoshat e Dushkut krijuan mundësinë të nxjerrin deputetë edhe në Erseke! Kjo në minoritet duhet të ketë shkaktuar të qeshura, të qeshura qe eksponentët drejtues nuk i dëgjuan ndonjëherë, sepse vlerësuan më shumë pushtetin paszgjedhor që nuk i la të shihnin humbjen dëshpëruese të tabanit ku kishin rrënjët e tyre.
Mjerimi i kësaj partie filloi kur mbizotëroi dhe filloi të sundojë fryma e klaneve dhe interesave e përfitimeve personale të krerëve të PDNJ-shit, e diktatit dhe unit, autoritarizmit e frymës së të gjithëpushtetshmit, duke mohuar çdo pikë të statutit, duke shkelur shumë procedura që kanë të bëjnë me jetën e brendshme të një partie. Kjo frymë, ky diktat i mbarsur me sindromën e sundimtarit që bën ç’të dojë për të hequr pengesat që i dalin para zhdukur nga lista e preferencave të gjithë atyre që nuk e lënë nginjen e tij të plotësohet, e ka bërë të rëndë e të helmuar ajrin e kësaj partie, historia e fillimit të së cilës ishte interesante dhe shpresëndjellëse për minoritetin grek.
Në selinë e partisë mbizotëron fryma e mashtrimit, dinakërisë, e atyre që servirin si të vërteta historitë që u interesojnë vet atyre. Kryetari i kësaj partie, z.Dule ka kohe që ka personalizuar partinë. Partia është e barabarte me zotin Dule, që ushtron presion ndaj çdo ministri. Zoti Dule nuk e drejton partinë në bazë të statutit, por në bazë të një tryeze miqsh.
Thoma Miço është nënkryetar i PBDNJ. Megjithatë ai dha dorëheqjen nga posti që mbante si përfaqësues i kësaj partie, sepse për të si gjithë vizioni i vërtetë i intelektualëve është e domosdoshme gjithë hapësira sociale që demonstron funksionet organizative në aspekte të ndryshme, si në fushën e prodhimit si në atë të kulturës, si në politikën administrative. Dhe kur vjen një frymë mbytëse dhe intrigash prej përfaqësuesit kryesor të partisë së cilës i beson dhe i shërben, atëherë gjesti më i përshtatshëm është dorëheqja, por jo për të pranuar fajin “për një krim që nuk e ka kryer” Dorëheqja nga posti i kryeinspektorit u bë, ashtu si ai vet deklaroi në median vizive, për arsye se në vazhdimësi ka menduar se nuk mund të ushtrojë misionin e vet ligjor, pasi qëllimisht struktura politike nga ministria bëjnë përpjekje për të penguar iniciativat e tij”, të cilat janë bërë shkak për përplasjet e vazhdueshme me ministrin e ri të së njëjtës forcë politike, Anastas Duro dhe kreun e kësaj partie, Vangjel Dule.
E ardhmja e kësaj partie?!
Sot në PDNJ flitet për një grup të fuqishëm anti-Dule, që do të thotë, anti-regres të kësaj partie, frymë e re që duhet të implementohet në këtë parti për ta ridimensionuar atë. Në këtë situatë, Z.Miço ka shpalosur dhe ka gati një platformë politike për të cilën do kërkojë mbledhjen e një kongresi të jashtëzakonshëm ku do të parashtrohet kjo platformë që ka në themel kthimin e PBDNJ në një forcë me bazë etnike minoritetin grek, forcë e cila ka mbi 100 mijë votues në Shqipëri. Ka si qëllim kthimin e PBDNJ në misionin e saj të vërtetë politik si shprehëse autentike e elektoratit të minoritetit etnik grek në Shqipëri si edhe për një përfaqësim real dhe dinjitoz në parlamentin Shqiptar. Kjo parti ka nevojë për ndryshime të nevojshme dhe të domosdoshme në programin dhe statutin e saj. Kjo parti e ka të domosdoshëm mbajtjen e një Kongresi të Jashtëzakonshëm me karakter programor dhe paraelektoral.
Kalimi i partisë në një parti me baza etnike për tu kthyer plotësisht tek komuniteti të cilin përfaqësojnë, me një organizim më të mirë të partisë në zonat e banuara nga minoriteti grek si edhe me ridimensionimin e marrëdhënieve dhe mbështetjen institucionale e të plotë të objektivave të organizatës OMONIA.

Shënim:
Në numrin e ardhshëm do botohet platforma e shpalosur nga nënkryetari i PDNJ-shit, Thoma Miço
Si dhe intervista e plotë me z.Miçoardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-7045827400817495732009-01-18T01:37:00.000-08:002009-01-18T01:38:52.254-08:00Nga moda deri tek pandjeshmëria e të kërkuarit faljeNga moda deri tek pandjeshmëria e të kërkuarit falje

A jeni përpjekur ndonjëherë të kërkoni në Internet frazën “Kërkoj falje”?
Në italisht ka 1.590.000 referime në lidhje me fjalën “falje”, ndërmjet të cilave: Kisha katolike kërkon falje për viktimat e klerikëve pedofilë, Guineth Paltrou kërkon falje nga aktivistët për të drejtat e kafshëve, sepse veshi një gunë për një reklamë, Kisha Anglikane kërkon falje nga Darvini për reagimin e saj fillestar armiqësor për teoritë e tij, gazetari Xhianpiero Mugini kërkon falje dhe merr mbrapsht të gjitha sa tha për Aleks del Pieron, Shteti i Virxhinias, kërkon falje për punën, Ronaldo kërkon falje por delkaron se nuk është gay, Kalaxhe i Milan merr mbrapsht shpërthimin kundër arbitrit dhe kërkon falje, Warner Bros kërkon falje nga miqtë e Harry Poter sepse e vonoi filmin e fundit, Apple kërkon falje nga klientët e saj për servisin e keq, një i ri italian prishës qetësie ërkon falje nga një emigrant kinez, pasi e rrahu; qeveria kanadeze kërkon publikisht falje nga Inuitët për keqtrajtimin që patën të paktën 150.000 fëmijë; qeveria e Australisë kërkon falje analoge nga Avoriginet, Ram Emanuel, shefi i ardhshëm i personelit në kabinetit e Barak Obamës kërkon falje për komentet antiarabe që bëri babai i tij, Benxhamin, Fiati kërkon falje nga Pekini për reklamën e Lancia Delta në Tibet...
Përderisa këto 1.5 milionë referime të kërkimit të “faljes” në Internet përfshihen edha ato që u bënë në vitet e kaluara, le të kujtojmë se Berluskoni kishte kërkuar falje nga bashkëshortja e tij Veronika, sepse flertonte me gra të tjera. Papa Benedikti i VI kishte kërkuar falje nga Muhameti, Gjon Pali II kishte kërkuar falje nga Galileu (dhe kështu Toka gjithë gëzim filloi përsëri të rrotullohejrreth diellit).
Por lajmi më i ri është si më poshtë: në një intervistë në rrjetin televiziv ABC, Xhorxh Bush kërkoi falje nga populli amerikan, sepse filloi pa arsye luftën në Irak (në të cilën janë vrarë më tepër se 4.000 ushtarë amerikanë, qindra ushtarë të aleatëve, qindra mijëra irakenë dhe të tjerë civilë, pa përfshirë këtu edhe të plagosurit.). Kërkoi falje për këtë therrtore, sepse u ndërgjegjësua se terroristët nuk ishin atje dhe se Sadam Huseini nuk kishte armë bërthamore.
Ishte gabim i “inteligjecës” (të mos përkthehet si “gjenialitet”).
Nuk e kam kuptuar nëse kjo moda e të kërkuarit falje shenjon kthimin në përulësinë kristiane, ose thjesht përbën pandjeshmëri: bën diçka që nuk do të duhej të kishe bërë dhe pastaj kërkon falje dhe lan duart.
Më kujton anekdodën e vjetër me kauboin që ecën me kalin nëpër livadh dhe papritur dëgjon një zë t’i thotë që të shkojë në Amblein. Kur arrin atje zëri i thotë që të hyjë në Salon (pijetore) dhe të luajë të gjitha paratë r tij në ruletë, vetëm në numrin pesë (5). Duke ngurruar, por edhe i magjepsur nga ky zë qiellor, kauboi bindet. Topthi ndalon në numrin 18 dhe zëri i pëshpërit: “Më faj, humbëm”.
Por ka edhe më keq. Disa njerëz janë kaq të pamëshirshëm e të këqinj saqë nuk thonë asnjëherë “më fal”! Jetojmë në një periudhë ç’njerëzimi. Persona kundër të cilëve kryhen hetime për mashtrim shkojnë krejt të qetë në qendra nate dhe restorante të modës apo dalin në televizot dhe shpërndajnë autografe. Ata që kanë shkatërrua ekonomikisht qindra familje vazhdojnë të qarkullojnë të pashqetësuar me avionin e tyre privat, ata që janë zgjedhur me mjete të tjera në një post ku askush nuk i do, vazhdojnë të mos e lëshojnë karrigen që përfituan dhe kujdesen përditë për mjekrat e tyre për të treguarfytyrën e tyre në TV. Pastaj janë edhe ata që historikisht janë të padënuar.
Kur Bushi filloi luftën në Irak shumë kishin protestuar dhe francezët kishin ndarë qëndrimin e tyrenga ajo luftë. Atë periudhë (dhe nuk flas për Amerikën, ku të gjithë ende ishin të tronditur nga 11 Shtatori dhe reagonin duke u ndërruar emrin patateve të skuqura që atje quhen “French fries”) këtu tek ne, në Europëshumë zëra të urtë u ngritën duke akuzuar si terroristë dhe artikujshkrues të paguar nga Bin Ladeni, të gjithë ata që shprehnin shqetësimin për sulmin amerikan.
Jo vetëm kaq, por kur Bushi lajmëroi me ditirambe se lufta në Irak kishte mbaruar dhe se ishte fituar (një tjetër gënjeshtër e mjerë kjo, dhe krejtësisht e qartë për të gjithë ata që kanë mendjen në kokë), mbështetësit e tij italianë shkruanin artikuj ironikë kundër të gjithëve atyre që kishin dyshime, duke thënë: “E shihni, ne kishim të drejtë”!
Pretendin mbi të gjitha paranojak, pasi edhe kur një luftë është fituar, kjo nuk do të thotë se ekzistonin shkaqe me të vërtetë të dukshme për t’u bërë. Fillimisht Hitleri fitonte vazhdimisht, por nuk kishte të drejt. Tani do të doja të shikoja se si do të reagojnë faqezinjtë këtu tek ne, kur Bushi të kërkojë sinqerisht falje për gabimet e tij.
©2008 Umberto Εco/L΄Εspresso
Përktheu: Ardi Stefaardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-15408224862844594532008-11-06T09:21:00.001-08:002008-11-06T09:21:57.651-08:00Obama- mishërimi i ëndrrës amerikane!Obama- mishërimi i ëndrrës amerikane!
Nga Ardi Stefa
Nga 4 nëntori SHBA ka një president të ri! Një president me ngjyrë!
Ishte vetëm 3 vjeç kur u ekzekutua nga racistët Martin Luter King.
Një 47 vjeçar, i cili nuk ta mbush syrin, por që prej tij i gjithë planeti pret shumë!
Personalisht nuk dua të flas e të analizoj çfarë pritet nga Barak Husein Obama, në mbarë planetin, në politikën e jashtme të SHBA, por edhe në ekonominë e shtetit më të fuqishëm të botës.
Nuk jam specialist e as dua të katandisem qesharak, duke përsëritur ato ç’ka kam dëgjuar prej të tjerëve ne televizonin grek apo kanalet e tjera.
Dua të ndalem thjesht në një fakt, në një mrekulli, e cila mundet të ndodhë dhe ndodh vetëm në Amerikë!
Biri i një emigranti nga Kenia, dhe i një amerikaneje të bardhë, i cili lindi në një kohë kur martesat mikse në SHBA shiheshin me sy të keq...
Bir i një nëne të bardhë, e cila nuk gjente dot punë n Amerikë dhe u detyrua të emigronte në Indonezi për të punuar...
Një fëmijë, emigrant, edhe ai, i cili u rrit nga gjyshërit dhe me mundime e përpjekje të jashtëzakonshme arriti të shmangej nga kriminaliteti i rrugës dhe të studionte në Harward...
Emigrant i brezit të parë, i cili arriti t’i imponohej politikës së SHBA vetëm përpara katër vjetësh...
Bashkëshort i një juristeje me ngjyrë, e cila, ishte stërmbesë skllevërish...
Pikërisht ky njeri, arriti të jetë president i shtetit më të madh të botës, shtet, i cili u njohu të drejtën e votës njerëzve me ngjyrë jo më shumë se përpara dyzet vjetësh...
Pikërisht ky njeri, nga 4 nëntori është presidenti i mbarë planetit!
Pikërisht tek ky njeri qëndron mrekullie, e cila vetëm në AMERIKË mundet të ndodhë!
Nga hiçi të jesh gjithçka!
Nga emigrant i përçmuar të jesh kryetar shteti!
Dhe kjo ndodh vetëm në SHBA, askund tjetër!
Obama është mishërimi i ëndrrës amerikane, i kësaj ëndrre, e cila me gjithë vështirësitë vazhdon të jetë më e fuqishmja, shpresëdhënësja dhe më e prekshmja!
Të paktën mua ky parametër i jetës së Obamës dhe i të gjithë pasardhësve të emigrantëve, të bardhë, apo me ngjyrë, të kuq apo aziatikë që festonin nëpër rrugët e SHBA, Kenias, Indonezisë, Japonisë, më ka lënë mbresa të pashglyeshme.
Ndoshta Obama nuk do të ndryshojë gjë gjatë mandatit të tij, ose do të ndryshojë shumë pak!
Një gjë është e sigurtë: Përmbysja e parë e madhe ka ndodhur!
Ai vërtetoi se Amerika është vendi ku mundet të ndodhë gjithçka, ku mundet të realizohen të gjitha ëndrrat, si nga vendasit, ashtu edhe nga emigrantët dhe bijtë e tyre, qofshin këta të bardhë apo me ngjyrë!...
A. Stefaardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-83254340801901659562008-10-27T09:46:00.000-07:002008-10-27T09:51:08.690-07:00Vetëvrasja e keqkuptuar!...

Vetëvrasja e keqkuptuar!...
Nga Ardi Stefa

Alber Kamy shkruante: “Ka vetëm një problem filozofik me të vërtetë serioz: vetëvrasja. Të tregosh nëse jeta ia vlen apo nuk ia vlen të jetohet do të thotë t’i përgjigjesh pyetjes themelore të filozofisë...
Galileu, i cili zotëronte një të vërtetë shkencore të rëndësishme, e mohoi me shumë lehtësi sapo iu vu jeta në rrezik. Nuk ia vlente të humbisje jetën në turrën e druve për këtë të vërtetë. Toka apo Dielli rrotullohet rreth njëri- tjetrit kjo është gjë pa interes. Nga aa tjetër kam vënë re se shumë njerëz i japin fund jetës, se pse mendojnë që nuk ia vlen të jetohet. Të tjerë paradoksalisht vriten për idetë apo iluzionet, të cilat i japin kuptim jetës së tyre (ajo gjë që quhet arsye për të jetuar, është njëkohësisht një arsye e shkëlqyer edhe për të vdekur!)”.

Vetëvrasja duhet rivendosur në podiumin që i përket, si në akt i mbushur me kuptim dhe vlera. Shpesh herë ata që vetëvriten, ndodh të të kenë rrokur kuptimin e jetës.
Të mësuar që të yshtim vetëvrasjen si një simptomë patologjie, ose të paktën e një çmendurie të çastit, apo mëkat të rëndë, që as Kisha nuk e pranon, kemi harruar të kaluarën e lavdishme që vetëvrasja ka nga mbas. Luftëtarët legjendarë, Samurai, po qe se çnderoheshin, kishin vetëvrasjen si zgjidhjen e vetme.
Ende më tej, vetëvrasja ka ekzistuar si vërtetim i “urtësisë” romantike, si moda mbarëeuropiane e vetëvrasjes që himnizoi Verteri, në romain postulat të Gëtes. Po qe se shtyhemi më këtej në kohë do të shohim se vetëvrasja bëri të famshëm shumë muzikantë e artistë, si Kurt Cobain, i cili bëri lëvizjen më të zgjuar të karrierës së tij, kur hodhi trutë në erë, duke siguruar, në këtë mënyrë në vend në Panteonin e yjeve të mallkuar të rrokut!
Edhe ata që janë përjetësisht romantikë e idealistë të pakorrigjueshëm, sikundër edhe të çmendurit që vrasin veten për të “përfituar”...
Së fundi, le të mos harrojmë edhe aktet terroriste, sulmet vetëvrasëse, të cilat, të paktën për ata që i kryejnë, janë akte të një frymëzimi hyjnor!
Duke jetuar tashmë në dy realitete, në atë shqiptar, por edhe në realitetin politik grek, jemi mësuar që të çnderohen, poshtërohen, tallen e satirizohen funksionarë të lartë të qeverisë (qeverive) pa konstatuar ndonjëherë se ata, për të cilët bëhet kaq shumë zhurmë e janë protagonistë skandalesh, as që e kanë vënë ndonjëherë ujin në zjarr.
Vetëvrasja, në kuadrin e turpërimit, as që ekziston tashmë në fjalorin politik, të jetës politike. As edhe akti më i thjeshtë i dorëheqjes për arsye morale, duket si një atavizëm i kohërave të tjera, ngjan tashmë si një akt kalorësiak i epokave të kaluara, ngjan si një akt kalorësiak i idealistëve të pakorrigjueshëm.
Shumica e politikanëve shqiptarë apo edhe e atyre grekë (pasi në Greqi kam më tepër se një dekadë që jetoj), nuk kanë asnjë lloj problemi që të bëhen rezil ditë e natë, ndërkohë që në të njëjtën kohë kërkojnë me këmbëngulje respektin dhe votën tonë!
Nuk mbaj mend ndonjë politikan nga të gjithë ata që janë kritikuar e janë zbuluar skandale, me vetë ata protagonistë, që të kenë treguar më të voglën shenjë pendimi, qoftë edhe simbolik.
Kështu që, nën prizmin e pacipërisë që mbizotëron në jetën politike e sociale, shembulli i samurajëve që vetëvriten do të duket si shembull për t’u imituar nga politikanët e pacipë e të korruptuar. Më e pakta që do të vërtetonin ishte se ata njerëz kanë të paktën një farë dinjiteti, qoftë edhe kur ajo rezulton nga trysni të mëdha dhe shantazhe.
Jam shumë i sigurtë se ka shumë qeveritarë e funksionarë të lartë shtetërorë që janë të implikuar në çështje kaq të ndyra sa Gërdeci, Firmat Piramidale, çështja Fazlliç e gjithë derivatet e saj...
Gjithashtu është më se e sigurtë që të gjithë ata persona kërcënohen në mënyrë të pamëshirshme nga klanet korruptive me të cilat bëjnë punët e ndyra.
Sikundër është më se e sigurtë se kabinetet qeveritare janë të mbushura me raste skandaloze korrupsioni e krimi, imoraliteti e hollësirash gudulisëse, të cilat mbajnë peng qeveritarët e piramidës shtetërore. Që këta të fundit të mos i shkojnë kundër kryeministrit, apo klanit të tij të korruptuar.
Ndaj edhe zgjidhen ministra pa asnjë lloj biografie, pa asnjë lloj personaliteti, që e shohin Njëshin si kult, si idhull, si njeriun, të cilit i dedikojnë gjithçka.
Dhe megjithëse mbahen peng, askujt nuk i ka shkuar nëpër mend vetëvrasja...
Sepse në parim mund të thuhet se për një njeri të ndershëm, ato që i beson si të vërteta duhet të përligjin veprimet e tij
Ajo, pra, që duhet të na shqetësojë më tepër nuk janë tentativat e vetëvrasjes. Apo vetëvrasjet. Ajo që duhet të na shqetësojë është tentativat e vetëvrasjeve, të cilat duhet të ishin bërë këtu e shumë kohë më parë dhe që as që do të bëhen ndonjëherë.
Secila nga ato tentativa të parealizuara të vetëvrasjeve ka fytyrën e ndonjë politikani, i cili ose nuk ka cipë në faqe, ose u mësua që të notojë për bukuri në llumin që rrethon pushtetin, pa u shqetësuar aspak nga era e ndyrë.
Këta janë më të rrezikshëm se të gjithë ata që janë “vetëvrarë” fizikisht, pasi këta nuk do t’i mësojmë kurrë...

ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-88902090573329594812008-10-12T00:21:00.000-07:002008-10-12T00:22:19.619-07:00Këtu mban era tradhtiKetu mban era tradhti
Mentor Kikia
Nuk e di se si do të jenë ndjerë shqiptarët dje, kur në ekran u shfaqën disa prej ish-zyrtarëve më të rëndësishëm të qeverisë së tyre, teksa u raportonin dy shtetasve të huaj për çështjet e sigurisë kombëtare. Personalisht ndjeva keqardhje dhe njëkohësisht frikë që jam shtetas i këtij vendi dhe që për sigurinë time e të familjes sime përgjigjet një bandë zyrtarësh të papërgjegjshëm, që u japin llogari dy shtetasve të huaj për situatën në kufi, në porte, aeroporte, ushtri e gjetkë. Në mars të vitit 2006, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, i Transporteve, Lulzim Basha, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Pëllumb Qazimi, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Bajram Ibraj, u ftuan një të diel, në një mbledhje në zyrën e Mediut, për t‘i dhënë informacione mbi sigurinë kombëtare një delegacioni "amerikan", sikurse u ishte thënë. Ata pritën gjatë në tryezë, derisa erdhën "amerikanët". Sot, pas dy vjet e gjysmë, ne që nuk ishim në atë mbledhje, mësojmë se ata ishin Tom Rixh, Damir Fazliç dhe një grua që ende nuk dihet se cila ishte.Tom Rixh është sot një shtetas amerikan, që nuk ka asnjë lidhje me politikën dhe administratën zyrtare amerikane. Ai u punësua nga Kryeministri Berisha si këshilltar për çështjet e NATO-s, për shkak të background-it të tij si ish-këshilltar i Presidentit amerikan për Sigurinë. Nuk dihet se me cilin status, Tom Rixh ka mbledhur si një kope zyrtarët më të rëndësishëm të sigurisë në Shqipëri dhe u ka kërkuar informacione për gjendjen në kufi, ushtri, porte e aeroporte. Ndërsa nuk mund ta konceptojmë se me ç‘logjikë ministrat tanë u vunë në rresht për t‘u treguar zorrët e barkut dy njerëzve, që nuk ishin të autorizuar për t‘i marrë këto informacione. Por, ndërsa mund ta pranojmë, sipas logjikës shqiptaro-amerikane misionin e zotit Rixh, i cili gjithsesi ishte i punësuar nga Kryeministri ynë, kulmi i absurdit është që aty ishte edhe një shtetas boshnjak, një njeri që nuk kishte asnjë status legal dhe asnjë raport legal me qeverinë shqiptare. Besnik Bakiu, një ish-zyrtar policie, pjesëmarrës në atë takim, vetëm tani mësoi se personi tjetër nuk ishte një amerikan, por Damir Fazliç dhe gjatë intervistës që dha dje në "Shqip" ishte i shock-uar që ai kishte qenë atje. Fazliç ulet në tryezë dhe mbledh informacione për sigurinë kombëtare shqiptare sikur të ishte Presidenti i Republikës.Në çdo vend të botës kjo është punë e shërbimeve sekrete, të cilët blejnë njerëz dhe informacione për të mësuar të fshehtat e një vendi tjetër. Ndërsa në Shqipëri, një tufë zyrtarësh të lartë vihen në rresht kush e kush të llapë më shumë për gjendjen e sigurisë së vendit të tyre para dy shtetasve të huaj, njërin prej të cilëve shumica as që e njohin se kush është. Në kushtet kur Lulzim Basha është një mik i ngushtë i Damir Fazliç, kur Fatmir Mediu është gjithashtu një mik i ngushtë i tij, nuk kemi pse u kërkojmë atyre shpjegime për këtë. Ndaj, në këto kushte, ne duhet t‘i drejtohemi njeriut që përgjigjet pikërisht për sigurinë kombëtare, atij që është edhe komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Presidentit të Republikës. Ne kemi të drejtë të dimë se kush e ka lejuar një shtetas boshnjak, pa asnjë lloj raporti zyrtar me qeverinë shqiptare, të futet në një mbledhje për çështjet e sigurisë kombëtare? A ishin në dijeni organet e specializuara dhe shërbimet sekrete për praninë e tij aty? Në çdo vend kjo do të ishte një skandal me përmasat e krimit të tradhtisë kombëtare. Asokohe, kur mediat kanë transmetuar sekuenca nga ky takim, nuk e dinin se cili ishte njeriu që i qëndronte në krah Tom Rixh. Por sot, kur ne të gjithë po mësojmë çdo ditë e më shumë se kush është ky njeri, kemi të drejtë të kemi frikë të jetojmë në një vend si ky. Sot, Fazliç thotë me zë të lartë se është vetëm një biznesmen dhe asgjë më shumë, edhe pse është mik i ngushtë i Kryeministrit dhe i një tufe ministrash dhe fëmijëve e të afërmve të tyre. Edhe pse një biznesmen, ai di fare mirë se ku kanë punuar dhe madje sa shumë janë paguar vajza e Kryeministrit dhe ministri i Jashtëm, ndërsa shërbenin në Prishtinë për të mbledhur dëshmi për krimet që kishin bërë shqiptarët kundër serbëve, për llogari të Gjykatës së Hagës. Një njeri misterioz me njëmijë file të zeza, i përfolur për lidhje sa me mafien aq me politikën kriminale serbe, kryelart, ai thotë se interesohet vetëm për biznes në Shqipëri. Edhe sikur të ishte kështu, një biznesmen me të tilla lidhje, do të ishte vërtet i rrezikshëm. Por, edhe sikur ai të ishte biznesmeni më i ndershëm, përse duhej të ishte në mbledhjen e ministrave për çështjet e sigurisë kombëtare. Madje, një mbledhje e thirrur enkas për të dhënë sqarime. Ja pse ai takim, i zhvilluar në një ditë pushimi zyrtar (nuk kishte ndodhur asgjë emergjente që të justifikonte takimin një ditë të diele) duhet të hetohet. Ja pse Presidenti duhet të ndalet dhe të mësojë se çfarë kanë dërdëllitur ministrat dhe zyrtarët e ushtrisë dhe policisë sonë, ndërsa Fazliç mbante shënime vazhdimisht. Duhet të hetohet se çfarë informacionesh ka qenë i interesuar Fazliç të mësojë. Duhet të verifikohet statusi i këshilltarit të Kryeministrit, nëse kishte apo jo të drejtë ai të thërriste në raport ministrat dhe zyrtarët e ushtrisë e policisë për çështjet e sigurisë. Dhe, mbi të gjitha, përse dhe kush e ftoi Damir Fazliçin në atë takim?Ky hetim duhet ndërmarrë, pasi ne sot dimë publikisht që Fazliç, më e pakta, është një mashtrues dhe një gënjeshtar. Ndërsa foli të enjten në "Opinion", ai gënjeu paturpësisht, duke thënë gjëra të kundërta nga ato që kishte thënë vetëm katër ditë më parë në "Top Channel". "Nuk e kam shitur kompaninë time në Tiranë. Eshtë absolutisht gënjeshtër", tha ai kur u pyet nga gazetari i TCH në Londër. "Po e kam shitur, me një vlerë prej 1.7 milionë eurosh", tha katër ditë më vonë në Tiranë. "Nuk më kanë shoqëruar, nuk më kanë ndaluar, as nuk kam qenë në Bosnjë", tha ai para katër ditësh në Londër, ndërsa u pyet për ndalimin nga policia boshnjake. "Po, më shoqëruan, sepse isha në një lokal me zotin Oriç, të cilin e arrestuan. Më shoqëruan si dëshmitar dhe më pas më liruan", tha katër ditë më pas në Tiranë. Ai tha një tufë me gënjeshtra atë natë, por këto nuk na interesojnë shumë tani. Ne duam të sqarohet se si është e mundur që ministrat tanë i raportojnë për sigurinë tonë kombëtare një njeriu si Fazliç...ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-14745774809314779962008-10-12T00:06:00.000-07:002008-10-12T00:08:25.754-07:00Luftë shtetit në emër të pushtetit të FazlliçitLuftë shtetit në emër të pushtetit të Fazlliçit
Nga Mero Baze
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka shpallur dje ofensivën e tij kundër Prokurorisë në shenjë hakmarrje për nisjen e procedimit penal ndaj Damir Fazlliç. Me një hakërrimë të pazakontë, ai kaloi në gatishmëri numër 1 grupin e gatshëm kundër kryeprokurores, Ina Rama, që përbëhet nga ministrat Nishani dhe Alibeaj. Të dy në një kohë, me një zë, dhe me të njëjtin përkushtim, kërkojnë ndëshkim të prokurorëve që kërkuan të thërrisnin në bisedë Damir Fazlliçin, edhe pse ky i fundit ka thënë me gjysmë zëri tek intervista në TV “Klan” se është i gatshëm të përballet me prokurorinë, edhe pse vetë zoti Berisha ka premtuar që do të na e sjellë, sa herë i duhet atij, në Kuvend apo gjetkë. I vetmi vend ku na duhet në këto momente Damir Fazlliç është Prokuroria dhe kryeministri ynë, si kryeministër i fjalës së mbajtur, duhet ta çojë atje. Por ai jo vetëm që s’ka ndërmend ta bëjë, por është gati t’i vërë flakën Shqipërisë për një serbo-boshnjak, mik të shtëpisë së tij, mik dhe ortak të fëmijëve të tij, dhe Lulëzim Bashës. Tërbimi është më i madh se në rastin e hetimeve për Gërdecin dhe akoma më i madh se në rastin e hetimeve për rrugën Durrës-Kukës. Shkaku është i lexueshëm. Hetimet për Damir Fazlliç të çojnë në zemër të një historie mafioze të kapjes së shtetit prej familjes së kryeministrit. Këtij të fundit do t’i duhen shumë prova të mbrojë një mafioz që ka bërë krim ekonomik në çdo veprim në Shqipëri. Që shqiptarët të besojnë se Parku Energjitik në Porto Romano nuk është pronë e Argita Berishës, Fazlliçit, dhe ndonjë shefi të tij, duhet që Sali Berisha të marrë një vendim të thjeshtë, të mos e ndërtojë Parkun Energjitik aty, ose të shpronësojë pronarët, sipas ligjit të shpronësimeve për interes publik, me çmimin e tokës së kënetës, 100 lekë metri katror dhe ta bëjë qeverinë pronare të Parkut të ardhshëm. Mënyra si ka vepruar familja Berisha për t’u bërë pronare e Parkut Energjitik, është diletante dhe arrogante. Dy kompani qipriote, secila për hesap të vet, me avokate të njëjtë, që është bashkëpronare e studios së vajzës së tij, shërbejnë si mbulesë e familjes në pushtet që ka blerë tokën. Toka e blerë me parapremtimin e kryeministrit për Park Energjitik, është kapje e pastër shteti nga familja e kryeministrit dhe miqve të saj Ai nuk i ikën dot këtij hetimi. Fazlliç duhet të dëshmojë para prokurorëve ç’është bërë më 1.750 milionë euro, për të cilat ai ka dhënë deri më sot tri versione: 1. “Nuk e kam shitur, por e ka sajuar Mero Baze” (“Top Channel”). 2. “Po, e kam shitur, po kam pas asete” (“Panorama”). 3. “Ia kam shitur vetvetes” (B. Fevziu). Ai duhet të dëshmojë për përfaqësitë e firmave qipriote fantazmë, me të cilat Berisha shpiku mënyrën e re të të bërit biznes në Shqipëri. Nëse ai nuk vjen dhe bëhet i pabindur, prokuroria duhet të thërrasë avokaten e tij, Kola, dhe të shpjegojë ajo realisht se kush është pronari i kësaj toke. Kjo natyrisht e lë pa gjumë kryeministrin Berisha, por që një ditë ta zërë gjumi rehat, duhet të lërë drejtësinë të hetojë. Është hera e tretë që shteti i hakërrehet prokurorisë brenda dy muajsh. Fillimisht iu hakërryen pse po kërkonte imunitetin e Fatmir Mediut, më pas në rastin ‘Trebicka’ dhe tashmë në dosjen ‘Fazlliç’. Akuzat ndaj saj janë të njëjta dhe personazhet të njëjtë. Nishani përdoret si xhandar, media e qeverisë si qendër zëri, kurse Alibeaj si grup i gatshëm për ata që i prishin gjumin kryeministrit në prokurori. Kjo ilustron më së miri dyshimet perëndimore se prokuroria është nën presion për shkak të tentimit të saj për të hetuar dosje që tronditin qeverinë. Dosja ‘Fazlliç’ është një Gërdec i paplasur, që s’ka vrarë njerëz, por ka vrarë përfundimisht shpresën e shqiptarëve për një kryeministër me duar të pastra. Kësaj dosjeje i duhet shkuar deri në fund, për vite të tëra, derisa të sqarohet origjina e parave, me të cilat janë blerë dhjetëra hektarë tokë, dhe konspiracioni i shëmtuar me firmat anonime qipriote. Shteti duhet të dëshmojë dinjitetin e vet përballë Pushtetit të Fazlliçit. Pushteti i Fazlliçit është i përkohshëm. Ai nis dhe mbaron me Sali Berishën. Shteti do të jetojë gjatë dhe kjo është beteja që ai duhet të fitojë.ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-76361252329975680952008-10-05T01:02:00.001-07:002008-10-05T01:33:54.156-07:00PërshtatjaAlbin Kurti

Manifestimet e ndryshme për dëshmorët e kombit dallojnë shumë nga njëra-tjetra. Disa manifestime janë më modeste, kurse disa të tjera më pompoze. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me heroizmat dhe kontributin e dëshmorëve. Nuk ka të bëjë aq as me ndjenjat lokaliste të komandantëve të shndërruar në politikanë, që duan të ngrenë veten përmes dëshmorëve të anës së tyre. Diçka tjetër e përcakton dallimin ndërmjet vëmendjeve që u kushtohen dëshmorëve përmes manifestimeve për ta. Në masën në të cilën familja apo shokët e gjallë të dëshmorit i nënshtrohen kursit të politikës zyrtare, në atë masë ngrihet rëndësia posteriori e dëshmorit të caktuar. Pra, nëse familja apo shokët e gjallë të dëshmorit të kombit janë dakord që në manifestim të intonohet himni i Kosovës "Evropa", të valojë flamuri i Kosovës, kori i fëmijëve t‘i ketë ngjyrat "kaltër e verdhë" e jo "kuq e zi", të thuhet që dëshmorët e kombit e dhanë jetën për këtë liri që po e gëzojmë sot, të thuhet se ëndrra e ideali i dëshmorëve u realizuan, t‘u jepet fjala eventualisht edhe atyre që kanë qenë kundër luftës çlirimtare (ose së paku që nuk e kanë ndihmuar atë), vetëm atëherë të vijnë në manifestim kryetari, kryeministri me ndonjë ministër dhe kuadrot e larta partiake. E, aty ku janë ata, vijnë edhe RTK-ja e mediat e tjera, të cilat më parë se manifestimet për dëshmorët i ndjekin paraqitjet publike të pushtetarëve. Aty ku merr pjesë kryetari a kryeministri, aty ku vjen edhe RTK-ja, dhe ai manifestim mandej s‘mund të jetë dosido, apo jo? Prandaj shtohen përgatitjet dhe investimet për manifestimin i cili del më madhështor, më impozant dhe të cilin e sheh gjithë Kosova e diaspora përmes televizorit. Për pasojë, ai dëshmor na shfaqet i rëndësisë së veçantë në krahasim me dëshmorët e tjerë. Qytetarëve të Kosovës u sajohet në kokat e tyre një hierarki e caktuar e dëshmorëve të kombit, e me këtë edhe një version i caktuar i historisë. Përderisa analistët po diskutojnë për nevojën e rishkrimit të historisë, shkrimi i saj i shtrembëruar tashmë po ngjan (sërish). Po qe se i vizitoni ose i takoni familjet e dëshmorëve, menjëherë do ta kuptoni se çfarë do të jetë manifestimi për të birin a vëllain e tyre dëshmor. Sa më shumë që ka familjarë të dëshmorit të kooptuar në sistemin aktual politik, aq më e pasur materialisht është familja e dëshmorit dhe aq më lart posteriori ngrihet dëshmori. Manifestimet më modeste për dëshmorët bëhen atëherë kur familja e dëshmorit është e varfër dhe nuk është e integruar në sistemin politik e në projektet e tij. Pra, kur familja e dëshmorit nuk ka anëtarë të punësuar nëpër ministri, PTK apo Aeroport. Nga manifestimet e dëshmorëve që i kanë edhe sot e kësaj dite familjet e varfra, ka fare pak apo aspak raportime të mediave. Rrjedhimisht, për ata dëshmorë nuk mësojmë shumë dhe mësojmë gjithnjë e më pak.Në anën tjetër, kjo mënyrë e manifestimeve për dëshmorët i përjashton automatikisht dëshmorët nga Kosova që dhanë jetën në Luginë të Preshevës apo në Maqedoni si pjesëtarë të UÇPMB-së apo Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Shumica e qytetarëve të Kosovës sot nuk janë në gjendje ta thonë emrin e asnjë dëshmori nga Kosova, i cili u vra në Luginë të Preshevës apo në Maqedoni. Manifestimet për dëshmorët e kombit përkrahen nga qeveria për aq sa ato mund të funksionalizohen për nevojat e politikës zyrtare. Qeveria e Kosovës i mbështet vetëm dëshmorët e kombit, familjet e të cilëve lejojnë që ata dëshmorë të kosovarizohen post mortum. Qeveria sigurisht se nuk e ka lehtë. Sepse, Kosova nuk ka dëshmorë. Dëshmorët e UÇK-së janë, në fakt, dëshmorë të Shqipërisë. Lexojeni betimin e ushtarit të UÇK-së dhe binduni: "Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre; do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t‘i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!". Në asnjë vend nuk përmendet Kosova. Nëse Hashim Thaçi organizon ndonjë forcë të armatosur për t‘i kontrolluar kufijtë e Kosovës e për ta marrë veriun, atëherë Kosova do të mund t‘i ketë dëshmorët e parë të saj. Mirëpo, natyrisht se kjo gjë nuk do të ndodhë. Qeveria e Hashim Thaçit s‘e ka ndërmend t‘u bëjë gjë as strukturave të Serbisë në Graçanicë (përveçse t‘ua ruajë rrogat), e lëre më atyre në veriun e Kosovës. Kjo qeveri nuk e ka preokupim tokën e territorin e Kosovës, ajo s‘brengoset për hapësirën e Kosovës. Kjo qeveri e ka në thumb kohën e Kosovës, historinë e saj, të cilën dëshiron ta përdorë në shërbim të jetëgjatësisë së vetes. Politikanët e qeverisjes aktuale për të mbetur qeveritarë kanë dëshmuar se janë të gatshëm të qeverisin edhe me dëshmorët. Prandaj, nuk është e drejtë që çfarëdo trajtimi i historisë, sidomos ai me synim rishkrimin e saj, të bëhet thuajse shkrimi i politizuar i historisë i takon historisë, pra së kaluarës; dhe, thuajse e tashmja që deponohet si shumësi faktesh për historinë e ardhshme s‘do të ketë nevojë të rishkruhet përsëri në të ardhmen. Diskutimi për rishkrimin e historisë mund të bëhet vetëm prej atyre njerëzve që e kuptojnë se edhe pozita e tyre në të sotmen nuk është imune, se nuk është pozitë e një epoke postideologjike a postpolitike, prej nga do të ishin të sigurt që ta kenë komoditetin e analizës së pastër dhe absolutisht objektive. Nuk mund të ketë vështrim kritik për historinë e shkruar dhe as konstatim kredibël për nevojën për rishkrimin e cilësdo pjesë të saj, pa e pranuar se edhe kritikuesi edhe e sotmja e tij nuk janë përjashtim dhe s‘paraqesin kurrfarë veçantie. Pierre Bourdieu me të drejtë thoshte se i gjithë progresi në njohjen e objektit është progres në njohjen e subjektit që njeh, dhe anasjelltas. Diktaturat në të kaluarën dhe mundësitë për diktatura në të ardhmen nuk duhet të trajtohen thuajse, e sotmja është një kohë pa diktaturë. Madje, pikërisht ajo mënyrë do të bënte që diktaturat e shkuara të harrohen për shkak të atyre që do të na vijnë.ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-43210753674517865052008-10-05T01:01:00.002-07:002008-10-05T01:02:16.479-07:00Ndal fabrikës së shenjtorëveNdal fabrikës së shenjtorëve
Besnik Mustafaj
Diku nga fillimi i verës së shkuar, nga Vatikani doli një lajm i pazakonshëm, i cili ngjalli edhe kureshtje, edhe vëmendje në shtypin serioz të mbarë botës. Madje, gjeti një farë vendi edhe në mediat tona kryesore të shkruara dhe ato elektronike. Titulli i lajmit pothuajse ngado, në Evropë dhe në Amerikë, ishte "Ndal fabrikës së shenjtorëve". Aty njoftohej se Papa Benedikti i Gjashtëmbëdhjetë i kishte kërkuar kongregacionit t‘i kushtonte më shumë vëmendje vlerësimit të dokumenteve, që mbështesin pretendimet për shenjtërim. Me këtë kërkesë, Papa Benedikti synonte të vinte në një kontroll të ri, më rigoroz, proceset e shenjtërimit të shërbyesve të devotshëm të kishës. Siç sqarohej, shqetësimi i Papa Benediktit buronte nga shqyrtimi i kujdesshëm i trashëgimisë së paraardhësit të tij në këtë fushë, Papa Gjon Palit të Dytë. Gjithnjë sipas njoftimit, rezultonte se brenda papatit të Gjon Palit të Dytë ishin krijuar më shumë shenjtorë se në 17 papatet e fundit të mbledhur së bashku. Për një sy të zakonshëm ngjan shumë. Tepër, madje, sipas gjykimit të vetë Papa Benediktit. Ky fakt, që ndoshta nuk i kishte rënë askujt tjetër në sy, nuk i shpëtoi vëmendjes së Papa Benediktit. Ai mori masat që i takonin. Dhe mandej ndërhyrja e tij u bë lajm për mbarë opinionin publik botëror. Duket krejt e natyrshme të shtrohet pyetja se ç‘të keqe ka, apo, kush ka të keqe nga shtimi i shenjtorëve? Së pari, ndoshta do sqaruar se nga lajmi në fjalë nuk më duket se buron ndonjë përshtypje se Papa Benedikti i Gjashtëmbëdhjetë synon ndërprerjen e procesit të shenjtërimit. Pa këtë mision, është e qartë se vetë Kisha Katolike nuk do të ishte më ajo që është prej njëzet shekujsh. Duke i kërkuar kongregacionit më shumë vëmendje në vlerësimin e dokumenteve, që mbështesin pretendimet për shenjtërim, Papa Benedikti synon vetëm t‘i verë fre teprimit, i bindur me të drejtë së teprimi, edhe të mirën më të madhe, mund ta kthejë në të kundërtën e vet. Nevojitet mençuri e madhe, mençuri e thellë për t‘u mbrojtur nga teprimi. Historia e veprimit njerëzor, ku përfshihet veprimi në fushën e spiritualizmit, edhe veprimi politik, na mëson se teprimi është nga ato të këqija, prej të cilave nuk të mbron dot askush. Pra, duhet ta mbrosh veten, ose të vuash pasojat. Më shpesh ka ndodhur kjo e dyta. Ndaj edhe nevojitet mençuria. Mjerë kush nuk e ka! Papa Benedikti përpiqet kështu me dinjitet ta mbrojë kishën, me të cilën ai ka lidhur gjithë jetën dhe shpirtin e vet të lartë. Duke synuar të mënjanojë shpërdorimin e shenjtërimit, akti më sublim që kryen kisha për shërbëtorët e vet më të zellshëm, Papa nxjerr në plan të parë përpara njerëzimit kishën si shtëpi e Zotit, pa nënçmuar aspak vlerën e shërbëtorëve të kësaj shtëpie. Ama, ka nevojë të theksohet se Kisha, si institucion është e para, institucioni është i qëndrueshëm, njerëzit që i shërbejnë asaj vijnë më pas, ja shtojnë institucionit rëndësinë me veprën e tyre, pa e vënë institucionin nën këmbët e veta, për t‘u ngjitur më lart, në hapësira që nuk u takojnë dhe ku nuk mund të qëndrojnë gjatë për shkak të mënyrave të reja që ka shoqëria moderne për ta vlerësuar individin, kushdo qoftë ai. Veprimi i Papa Benediktit, ashtu i thjeshtë dhe i qartë, në të vërtetë është një shembull me vlerë për mbarë shoqërinë, e cila merr kështu një mësim për radhën e gjërave atje lart, ku qëndron, siç i takon, udhëheqësia. Institucioni, sado që është në shërbim të njeriut si individ dhe po ashtu të komunitetit, nuk lejon të shpërdorohet. Dhe, po ta çonim arsyetimin pak më në skaj, mund të thoshim edhe se një institucion i përdorur për të kënaqur egon e individit, është një institucion në rrugën e venitjes, sado fort t‘u bjerë kambanave në një çast të caktuar. Nuk mbytet me oshtima venitja. Jo vetëm besimtarët e Kishës Katolike, por në përgjithësi pjesëtarët e një shoqërie të ndërgjegjshme për nevojën e vetëkorrigjimit, ka vend ta shohin me vëmendje veprimin e Papa Benediktit në këtë rast. Në një koncept më të gjerë, ky veprim i jep arsye morale edhe çdo individi të pyesë të zgjedhurit e vet se çfarë po bëjnë për t‘i mbrojtur institucionet e larta nga shpërdorimi. Edhe një aspekt tjetër: Mediat, që komentonin lajmin në fjalë, nuk harronin gjithandej të theksonin se "bujaria" e djeshme e Papa Gjon Palit të Dytë po kthehej në një farë mënyre, befas, tani kundër atij vetë. Ngadalësimi i procesit mund të prekte vetë shenjtërimin e tij, ta vononte atë, ta shtynte në kohë, çka dëshmon qartë se një ditë a një ditë, në një mënyrë a një tjetër, të gjithë vdekatarët e kësaj toke do t‘i nënshtrohen një gjykimi të rreptë për teprimet e tyre në funksionet eprore që kanë kryer. Mjerë kush e harron edhe këtë të vërtetë universale!ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-31150898018363856222008-10-05T01:01:00.001-07:002008-10-05T01:01:43.050-07:00Militantë apo fanatikë?Militantë apo fanatikë?
Kleanthi Zoto
Që partitë politike kanë militantët e vet, kjo është e natyrshme. Por shtrohet pyetja: Si i shohin militantët raportet e partisë së tyre me të vërtetën? Si e shohin marrëdhënien e partisë me qytetarin? Më tej, si e shohin marrëdhënien e partisë me shtetin, me pushtetet dhe institucionet që lindin prej tyre? Si e shohin partinë e tyre në pasqyrën e spiraloidit progresiv pozitiv të shoqërisë? Si….Dhe këtyre pyetjeve mund t’u përgjigjesh,veç të tjerash, duke qenë i vëmendshëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës, në emisionet “Debat” sidomos kur në to ka pjesëmarrjen e deputetëve të të dy krahëve; madje mund t’i qëmtosh edhe te analistë të veçantë me prirje të theksuar të majta apo të djathta……Dhe për të mos arritur te shifra e 86 partive do t’i përqendroj këto radhë te dy forcat kryesore.
1 - Si e shohin militantët raportin e forcave ku bëjnë pjesë me të vërtetën?
Pa pretenduar të bëj analizë në këto rreshta, por nga qëmtimi i disa problemeve del se ka militantë të të dy krahëve që për të gjykuar mbi ngjarjet, ndodhitë madje edhe mbi fenomene vënë në lëvizje aparatin konceptual, arsyen e logjikën e asaj që ndodh në realitet; ka të tjerë që duke vënë në lëvizje ndjenja e emocione të pakontrolluara, sidomos“besnikërinë” e marrin të mirëqenë, atë që u serviret sidomos kur kjo vjen nga lideri. Si rrjedhojë, të parët mendoj se, ose janë më afër të vërtetës, ose vrapojnë drejt saj; ndërsa të dytët ose janë larg saj, ose bëjnë përpjekje për ta mohuar e mbuluar atë.
Militantizmi ekstrem apo militanti fanatik jo vetëm që nuk i afrohet të vërtetës, por ka frikë nga ajo. Dhe kur e dëgjon militantin fanatik sot të përfytyrohet militanti i Enverit që mbronte çdo gjë të tijën deri edhe veprimet e mbrapshta. Kur dëgjon kërkesën e dënimit në masë të ish-komunistëve (që kanë qenë mbi 100 mijë ), mohimin e djersës e mundit të popullit në ato vite, arritjet që s’janë vetëm meritë e diktatorit, por para së gjithash të popullit, të vete mendja te mohimi që i bëhej periudhës së Mbretit e mbretërisë nga ana ediktatorit.
Militantët ekstremistë e fanatikë mohojnë, p.sh., LANÇ të popullit vetëm se ajo u udhëhoq nga komunistë. Ne u bëmë pjesë e pandarë e Frontit Antifashist që udhëhiqej nga SHBA-ja, BS-ja dhe Britania e Madhe se e donim Shqipërinë dhe progresin. Kjo është një e vërtetë e madhe që është sa konkrete aq edhe historike. Kështu e shikon një militant objektiv atë; ndërsa një militant fanatik i djathtë mohon çdo gjë të arritur në këtë periudhë. Kjo se ata nuk kuptojnë e s’duan të kuptojnë se Fronti Antifashist mbronte progresin, lirinë dhe pavarësinë e popujve; historinë, dinjitetin, kulturën, shkencën dhe letërsinë e tyre. Në këtë vështrim m’u duk i pështirë një militant fanatik që e pagëzoi 29 nëntorin e 1944-ës si “pushtim” e jo si çlirim të popullit tonë që kishte bërë sakrifica të panumërta e kishte derdhur gjak për të arritur këtë ditë të bukur.
Kjo se fanatiku që në thelb është injorant nuk e ndan dot të vërtetën e pavarësisë ngae vërteta e regjimit. Në këtë vështrim edhe militantët fanatikë komunistë nuk e konceptojnë drejt qëndrimin e Enver Hoxhës në Mukje, marrëdhëniet e tij me kundërshtarët e me forcat e tjera politike, sidomos me nacionalistët. Është fakt se periudha e LANÇ-it ishte në tërësi luftë çlirimtare, por pati edhe në segmente të veçanta shfaqje të luftës civile, që duhen studiuar nga historianët larg syzeve të errëta të politikës.
2 - E vë forca politike në qendër qytetarin?
Një parti është apo jo demokratike kjo gjë varet nga qëndrimet, marrëdhëniet që krijon ajo me qytetarin. Them me qytetarin se dhe fjala politikë vjen nga fjala polis, qytet, që do të thotë që politika është mjet e instrument që qytetari të kapërcejë pengesat, të zgjidhë problemet e kontradiktat që i dalin, që në fund të fundit ai të bëhet më i kamur e më i ditur. Me një politikë moderne qytetari i thotë sos varfërisë, papunësisë e duarve vrastare. Më konkretisht, e vënë përballë realitetit militantët forcën e tyre politike për ta parë në mënyrë të gjithanshme me pozitiven por edhe me negativen? Se ndodh që militantët e PD-së në pozitë shohin vetëm arritjet, madje edhe ndonjë mosarritje, mangësi apo veprim të gabuar të liderit të tyre e nominojnë si arritje.
Nuk e dëgjojmë këtë “këngë” nga disa militantë ekstremistë që edhe në tragjedi siç është ajo e Gërdecit që mori jetë njerëzish e solli aq pasoja të hidhura, t’i thurin lavde liderit të tyre për masat që mori për shërimin e gjendjes? Nuk po i vërejnë këta militantë fanatikë edhe në faqet e ndonjë gazetë servile që të zezën e bën të bardhë? Nuk e vërejtën këtë kur na u dha ftesa për NATO që meritën e një populli të tërë kërkoi ta pronësojë një forcë politike? Të vjen keq që edhe ndonjë deputet arrin deri atje saqë edhe ngjarjet e ´96-´97, p.sh, t’i nominojë si “grusht shteti” e “revolucion komunist”.
Slogani, demagogjia, dogma, shkëputja nga realiteti e nga e përditshmja e qytetarit …. janë mjete të cilat përdorin militantët fanatikë në të dy krahët e politikës. Militanti fanatik i djathtë, p.sh., të numëron sot arritje të tilla si ato që kanë të bëjnë me rritjen e pagave të nëpunësve e administratës, të pensioneve, grumbullimin e më shumë taksave, rritjen e të ardhurave…..
Dhe ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë, por ai lë në hije faktin që qytetarit, p.sh., vërtet i janë rritur pagat, por nuk sheh rritjen e çmimeve, nuk bën analizën se sa kg miell, vaj, sheqer, mish …blinte, p.sh, në 2005-ën e sa ble sot.
Ai nuk flet për nivelin e varfërisë, për papunësinë reale, për hapjen e vendeve të reja të punës, për vrasjet e vetëvrasjet që kanë të bëjnë me sigurinë e jetës, për prostitucionin e trafikun e grave dhe fëmijëve.... Atij nuk i vjen zëri të kritikojë forcën e tij politike për zëvendësimin e një shtresë të tërë meritokratësh me militantë injorantë.
Militantin ekstremist nuk e shqetëson despotizmi i liderit të tij që e gjen orë e pa orë në televizor, që shfryn e kërcënon deri deputetët e opozitës, që mburret për arritjet e që çdo gjë ia dedikon vetes. Militantët fanatikë nuk shqetësohen nga prirjet e theksuara e pushtetit ekzekutiv për të pushtuar hapësirat e pushteteve të tjera e sidomos të gjyqësorit.
Dhe në fund dua t’i mbyll këto radhë me pohimin se militantët fanatikë aktivizojnë kudo ndjenja negative.
Ata janë të egër e të dhunshëm, se kërkojnë me çdo kusht të mbrojnë liderin e forcën e tyre politike edhe kur ata gabojnë rëndë e sjellin pasoja të padëshirueshme për shoqërinë.ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-9226159069885453812008-10-05T01:00:00.001-07:002008-10-05T01:00:59.353-07:00Shpjegim lexuesitShpjegim lexuesit
Ardian Klosi
Në shkrimin tim të para pak ditëve lidhur me censurën mbi letërsinë e huaj nuk e përmenda emrin e personit kryesor përgjegjës për këto censurime. Për shkak të një etike midis kolegësh nuk desha ta bëj këtë gjë; madje edhe gjininë e lija të papërcaktuar, shkruaja “shefi ose shefja e redaksisë”, duke u marrë më tepër me fenomenin, për të gjetur se ç’ishin ata armiq të cilëve u trembej më shumë shteti shqiptar në atë kohë.
Tani, zonja Donika Omari shkruan në plot dy numra gazete një shkrim çarçaf, për t’i shpjeguar lexuesit se kishte arsye të forta për të hequr rregullisht gjithë çarçafët e dashurisë që mund t’i dilnin përpara te “Klouni” e gjetiu (unë jam i një tjetër mendimi). Pas kësaj, për fat të keq lakon gjatë emrin tim, për ta përmbysur situatën e për ta nxjerrë, si të thuash, Ardian Klosin të keqin e kësaj pune.
Në këto kushte detyrohem t’i shpjegoj lexuesit se personi kryesor përgjegjës për censurimet e dhjetëra librave nga letërsia e huaj ishte pikërisht shefja e atëhershme e redaksisë Donika Omari, që e mbuloi këtë post prej vitit 1974 deri më 1990, sikurse ishte po kjo punonjëse e “Naim Frashërit” iniciatore për botimin e një numri veprash me vlerë, edhe sajë konsulentëve të mirë që kishte si Piro Misha, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Aurel Plasari etj. E kemi shumë të vështirë t’i themi të vërtetat ashtu siç janë, e kur dikush i shkruan, kërcejmë e mbushim faqe pa fund për të provuar të kundërtën. Mirëpo ky është fakt: zonja në fjalë, sajë lidhjeve të saj të drejtpërdrejta familjare me udhëheqësin, ishte personi më i besuar për të monitoruar botimet nga letërsia e huaj prej Plenumit famëkeq të IV e deri në rënien e diktaturës. Kishte aq autoritet, sa nuk mund të kundërshtohej as nga njerëzit e partisë që nuk merreshin me letërsinë, si drejtori dhe nëndrejtori i Shtëpisë sonë botuese, pale nga ne të një shkalle shumë më të ulët. Nën të e nën drejtorinë rropateshin me një normë 6 faqe në ditë virtuozët e gjuhës shqipe si Petro Zhej, Bujar Doko, Klio Evangjeli etj.
Për Donika Omarin e kishte fjalën gjithashtu i ndjeri Robert Schwartz, që përmendja në shkrim, i cili sa herë më pat folur me pikëllim për 200 faqet e hequra prej saj në romanin e Lion Feuchtvangerit për Gojën.
Sa për veprimtarinë e znj. Donika Omari pas vitit 1990 duhet të pohoj se nuk e njoh. Për përkthimin e “Emrit të trëndafilit” kam dëgjuar vetëm fjalë të mira, kështu që nuk ka asnjë mundësi t’ia kem sharë, sikurse do të thotë ajo.
Shihni sa e vështirë është të merresh me të kaluarën në këtë vend! Kur dikush merr kurajon të analizojë të kaluarën e afërt, sulmohet me gërma të zeza. Lëri pastaj dosjet që s’do të hapen kurrë. Del se kemi pasur në krye vetëm persona të ndriçuar, në atë dhe në këtë regjim, kemi pasur si të thuash vetëm një diktator që na shtypte të gjithë. S’na mbetet sot vetëm të urojmë: Përpara në fitore të reja.
Sa për këtë debat, në qoftë se zonja Omari dëshiron ta vazhdojë, do t’i sugjeroja, sikurse do të thoshte Noli, një dyluftim singular, po të dëshirojë edhe live, e jo një hidhe e prite, ku lexuesi i shkretë nuk merr vesh përse është fjala, por lexon vetëm gërmat e zeza.ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-25865192067240583492008-10-04T08:55:00.000-07:002008-10-04T08:57:07.899-07:00Kanibalë me pirunjKanibalë me pirunj
Ardi Stefa
“Po qe se kanibalët do të përdornin pirunj, a do të mund të thoshim se ata kanë shënuar një lloj përparimi, janë evoluuar?”
Përgjigjia në lidhje me këtë pyetje të një poeti të shquar polak, spontanisht mundet të ishte: “Varet se nga çfarë këndvështrimi, apo nga ana e kujt e sheh!”
Nga ana e kanibalit, natyrisht që përbën përparim. Pasi përmirëson mënyrën e të shijuarit të ushqimit dhe shmang kontaktin dramatik me mishin e njeriut.
Por nga ana e viktimës fatkeqe, kam shumë dyshime se do të ekzistonte një vlerësim pozitiv në lidhje me këtë fakt. Dhembja e padurueshme e therrjes, së bashku me mundësinë e fundit të tmerrshëm do të peshonte shumë më tepër në vlerësimin e situatës, sesa mënyra moderne e trajtimit të këtij akti kriminal e po aq barbar.Për mbështetësit fanatikë të taksimit të gjithçkaje, me synimin mbrojtjen shtetërore të të gjitha atyre që ata mendojnë dhe vendosin se vlejnë, përparimi nuk është abrogimi i therrjes, por përmirësimi i mënyrave të shkatërrimit.
Pamëshirshëm, shteti, dhe pushtetarët e tij, blejnë vota për të qëndruar në pushtet. Dhe flijojnë në këtë rrugë, të ardhurat e qindra mijëra njerëzve, mëkati i vetëm i të cilëve, ishte të lindnin apo të jetonin në vendin e populistëve arbitrarë.
Kanibalët e epokës sonë shpartallojnë pa u dënuar jetën dhe mirëqenien e qytetarëve të thjeshtë. Dhe për pirun, në mënyrë që vjedhja të mos zbulohet në trajtat e dimensionet e saj të vërteta, përdorin gjasme interesimin e tyre e gjasme përkujdesjen për të dobëtit.
Në këtë pikë shtrohen dy çështje kryesore: E para ka të bëjë me faktin se kush vlerëson dhe se si janë në realitet të dobëtit. E dyta, ka të bëjë me problematizimin e drejtë, nëse ato burime monetare të mbledhura nga shteti nga të ardhurat e të dobtëve, zënë vend dhe përfundojnë në duart, apo xhepat e të dobtëve.
Dhe në të dyja rastet, pyetjet janë të shumta dhe përgjigjet ngurruese e të mjegullta.
Me çfarë mënyre ekzaktësisht vlerësohet në epokën tonë kuptimi i të varfërit dhe të dobëtit? Më parë si i dobët konsiderohej ai që gjendej pa punë, punëtori mëditës, bujku i varfër, dhe ata qytetarë që vareshin ditë për ditë nga subvencionimet shtetërore dhe përkarja sociale.
Sot, këto pamje kanë ndryshuar në mënyrë drastike. Nuk mundet të konsiderohet si i “dobët” dikush që përzgjedh të mos punojë, pasi vlerëson se i intereson më shumë të marrë pa u lodhur subvencionimet dhe përkrahjen sociale në vend që të punojë përditë.
Natyrisht që edhe në shoqëritë e sotme nuk është e mundur që të dallohen diferencimet sociale duke marrë për bazë kategoritë ekonomike të së kaluarës. Siguria e integrimit diku, sot nuk ekziston më.
Rolet tashmë janë ngatërruar dhe qytetarët si njerëz funksionojnë si nomandë, duke kaluar vazhdimisht nga profesioni në punën e varur, duke mos gjetur askund ndonjë port për të hedhur spirancën. Epoka jonë, pra, është shenjuar dhe mund të konsiderohet si fundi i sigurisë.
Marksi i mbështeti teoritë e tij në nevojën që kishte kapitali për të shfrytëzuar krahun e lirë të punës. Sot kapitali nuk e ka më nevojë punëtorin e pakualifikuar. E hedh në koshin e plehrave, duke e izoluar edhe më tepër atë ekonomikisht e shoqërisht. Problemi sot nuk është shfrytëzimi i mundimit dhe punës njerëzore, por indiferenca për të. Se cili është ekzaktësisht “i varfër” sot, është një çështje veçanërisht relative. Në kohën e epokës industriale i varfër ishte ai i cili ishte i papunë. Ai që nuk kishte fare të ardhura dhe një punë stabël.
Ndërsa sot, i varfëri matet ndryshe, në bazë të atyre të ardhurave që konsumon, por edhe të atyre produkteve që ai konsumon. Mundet të ketë të ardhura, të gjejë punë, por të ndihet i “varfër” pasi e ka të pamundur të dalë pak më tej në një shoqëri konsumimi, me modelet e sjelljes që i imponon realiteti jetësor që invadon përditë në shtëpinë e familjen e tij, nëpërmjet medias.
I varfër sot mundet të konsiderohet edhe ai qytetar, i cili punon e paguan detyrimet sociale e shëndetësore, duke e ditur se pas disa vitesh për të nuk do të ketë pension, ose pensionet do të jenë aq qesharake, saqë ai nuk do të mundet të jetojë. I varfër mundet të konsiderohet me plot gojën edhe ai, i cili sipas reformave drastike në sistemin e sigurimeve, do të punojë gjithë jetën dhe s’do të arrijë të dalë në pension. Pasi, me të vërtetë fjalët janë të bukura dhe reformat duket se janë të domosdoshme, por përvojat kanë treguar se të ardhurat që jepen për të “varfërit” rrallëherë përfundojnë në shërbim apo në të mirë të objektivave për të cilat u morën!
Pasi disa mësojnë të rrojnë me këto para dhe përpiqen që të mos ndahen prej tyre. Kanibalët, pra, vazhdojnë të shpojnë ushqimin e tyre. Vetëm se duke përdorur pirunë që i paraqesin si evolucion, ndërkohë që ende qëndrimin e tyre e kanë të pandryshuar, kanibal dhe fiksimin e tyre po aq kanibal.ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-10391200664253038152008-10-04T08:37:00.000-07:002008-10-04T08:38:29.850-07:00“E diell” dhe errësira mediatike“E diell” dhe errësira mediatike
Miranda Haxhia

Nuk ka paqe për kanalet televizive shqiptare. Kushdo që e ndjek televizionin nga jashtë vëren vetëm tipe emisionesh –trash- cilësi e ulët e programeve dhe mediokritete të pafundme të drejtuesve, meshkuj për pjesën politike dhe femra për velin rozë të programeve. Mes tyre është formati i një kombi, është shija dhe jeta e shumë njerëzve që janë shumë të zakonshëm, por kërkues për vet natyrën e lidhjen që kanë me median vizive si shikues. Nëse do bëhej ndonjë sondazh për emisionet e dobëta lista do qe e gjatë.
Programet dhe cilësia e tyre u ngjan shumë punës në një ndërmarrje. Kur ajo është shtetërore, punonjësit e saj vijnë nga rrethe miqsh dhe njerëzish me pushtet. Ndërmarrja ecën pak e nga pak si një kooperativë bujqësore ku të gjithë bëjnë sikur punojnë, të gjithë bëjnë sikur qeshin. Ndryshe ndodh në një sipërmarrje private. Që kur fillon përzgjedhja e njerëzve, programeve, qëllimi është sfida cilësore. Këtë të fshehtë ka edhe podiumi mediatik televiziv. Për sa kohë që programet kanë si drejtues njerëz që vijnë si miku, kushëriri, daja, baxhanaku, e bukura, miss-i, janë të dështuar. Nëse nisen duke konkurruar, duke miratuar programe dhe cilësi njëherësh, mundësia për të sfiduar është më e madhe. Këtë fat e pati emisioni “E diell” që diti të blejë një kapacitet intelektual, me integritet mediatik dhe njerëzor, cilësisht i besueshëm, “i pakorruptueshëm” si Adi Krasta. Dhe nuk mund ta lë pa e shoqëruar nga një tjetër kapacitet i gjetur, Albana Osmani. Zgjedhje e përkryer, besueshmëri e garantuar.

Ishte e rrezikshme të hyje në të njëjtin orar me një tjetër program, ishte e rrezikshme të kërkoje një hapësirë kohe të madhe për ta mbushur me prurje që konvertohen në vlerë dhe cilësi, por ndërhyrje të tilla janë të domosdoshme për të kuptuar cila është cilësia dhe cili është dallimi. Vetëm një konkurrencë e hapur dhe e dukshme, një përballje e tillë i bën njerëzit të mendojnë, të gjykojnë dhe të dallojnë. E vlerësoj si të veçantë emisionin “E diell” që u prezantua ditën e diel, për herë të parë në top channel. Dhe si program i ri natyrisht që do ishte në sitën e krahasimit me të ngjashme të tilla të ditës së diel që vijnë në kanale të tjera. Ajo që ishte e veçanta e programit “E diell” ishte niveli i lartë i inteligjencës, natyrshmëria dhe kapërcyelli logjik i asaj që ndodhte dhe pritej të ndodhte sipas prerjes kohore e sipas skenarit. Drejtimi i Adi Krastës dhe Albana Osmanit ishin dallueshmëria e paevitueshme. Cilësia, elokuenca, ironia, thjeshtësia, mirësia janë të parat epitete që vijnë në mendje pasi i ndjek. Dhe kjo e ndjekur ishte e vështirë. Sepse pulti klikonte hera herës në tjetër stacion. Derisa u kuptua insitiktivisht se luhatja e pultit nuk ishte më domosdoshmëri. Programi “ E diell” nuk kishte të çara të mëdha, nuk kishte plasaritje, nuk kishte mbushje me falsitete dhe fraza të lodhshme, nuk kishte spërdredhje që godasin pa mëshirë shikuesin. Nuk i dëgjova në të folmen e Adi Krastës shprehje të tilla acaruese si p.sh: -Ja tek po vjen asistentja ime, ajo mban një letër në dorë, ajo afrohet, ajo ....ecc.ecc! Apo Faaalemindeeerit! Ok! Ok! Ouuu!
Natyrisht programi “E diell” ishte program shumë cilësor, shumë inteligjent dhe shumë shqiptar!

Mizëria televizive me mediokritetet e tyre, plagjiaturat, imitimet dhe nivelin
gati qesharak të emisioneve, denatyrimi i drejtuesve të llojit “shashka!” është kthyer në një sëmundje nga e cila publiku, që ka një distancë fizike të domosdoshme për të vënë kufij, rrallë herë shpëton nga kamuflimi prej gjërave sipërfaqësore dhe të shtirura. Media televizive ka një qëllim shumë të lartë, ajo kërkon të ngrejë nivelin e qytetarit tek niveli i kulturës së vërtetë mediatike. Por kur kjo kulturë çalon, atëherë ajo bën rrugën e kundërt, zbret në nivelin, nga i cili e shpëton vetëm ndëshkimi i kritikës. Për fat të keq gjërat janë kaq të ngatërruara, sa edhe kritika stepet, pasi në çastin që ajo konfirmon, i hiqet e drejta e fjalës, e drejta për të këmbëngulur. Ka vite që gjurmët e mbrëmjeve televizive, edhe kur kalon nga stacioni në stacion, të duket sikur kanë të njëjtat prerje, një kinezëri në formatet televizive e përbindshme, ku vendin e parë për nga niveli i dobët e zë invazioni prej debatit politik. Të ftuar politikë dhe drejtues të përgjumur në një buzëqeshje gati fajtore. E njëjta histori përsëritet nga një studio në tjetrën. Imitojnë njëri - tjetrin, imitojnë emisione të tëra nga rrjete të huaja televizive. Një pafundësi emisionesh që montohen keq në mentalitetin shqiptar. Është shumë e rrallë ajo që është e tëra shqiptare. Nuk është se jam kundër marrjes dhe adoptimit të modeleve, por kjo majmunëri e ka bërë qytetarin një qenie së cilës në vend t’i shtohet një shqisë, i mohojnë edhe ato që ka.

Guxoj të shpresoj që te programi “E diell” të mos jenë njerëz të abonuar në të njëjtin televizion, shëtitës nga emisioni në emision, duke krijuar plogështinë e rrezikshme të një programi. Sepse do kishim të ftuar abonentë të njërit kanal dhe të ftuar abonentë statikë të tjetrit kanal. Programi shpëton nëse i shmang qarqet e mbyllura me të ftuar që janë realisht në një program tjetër të po këtij kanali televiziv. Duke qenë se gjedhja e parë, drejtuesit e programit janë një provim marrë, ky program do dijë të zgjojë interesat kulturore e sociale nëse do bëjë pjesë tij njerëz që janë të rrallë në llojin e tyre, njerëz që shkëlqejnë në prirjet e tyre, jo në pazaret e tyre për të shitur “mall- të skaduar!”Është vendi i duhur ku mund të flasë maturantja më e mirë e vitit, njeriu që sfidon një karrocë tetraplegjikësh, shkrimtari që nuk e botoi dot një libër në jetën e tij, mjeku që pati babain mjek dhe djalin e ka sërish mjek, Nazmiu që ka një plantacion me mollë e që nuk i shet dot për faj të ministrisë së mollëve të Maqedonisë, apo familja që është ende e internuar për ironi të fatit dhe politikës. Parandjenja është që “E diell” është e tillë për shkak të Adi Krastës dhe Albana Osmanit, ashtu si u shfaqën, ashtu si u dukën: të saktë, të dashur, të mençur, të thjeshtë, të pambarimtë, të besueshëm dhe tejet shqiptarë!ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-58771082635342812252008-10-04T08:36:00.000-07:002008-10-04T08:37:10.282-07:00Nënë Tereza- Aldo Bare- Kadare dhe identiteti shqiptarNënë Tereza- Aldo Bare- Kadare dhe identiteti shqiptar
Miranda Haxhia

A janë këto tre emra pikat ekstreme të ditës që përfaqësojnë llojshmërinë që përbën identitetin tonë si komb i qenësishëm, me gjuhë, me kulturë, me doke dhe zakone që, ose janë përmirësuar, ose janë harruar, ose janë degjeneruar në sjellje instiktive dhe regresive? Nuk janë, por duke i parë brenda një kohe të shkurtër të diskutuar, secili përpiqet të mbahet fort tek njëri rast duke u përpjekur të zhdukë negativitetin dhe gjurmët që lë rasti tjetër.
Një komb dhe një vend si Shqipëria ka shumë nevojë për emra të tillë si Skenderbeu, si Nënë Tereza, Kadare, po aq sa ka nevojë një vend të identifikohet prej kulturës dhe historisë së tij. Gjermania njihet prej Bethovenit apo Gëtes, e jo prej politikanëve, Franca njihet prej Hygoit e Balzakut se sa prej ministrave. Po kështu ne pretendojmë që Nënë Tereza apo Kadare të ndikojnë në njohjen e pranimin e vendit tonë si një vend që ka një prurje kulturore, cilësore e virtyte të rralla të cilat e nderojnë botën po t’i ketë në njohjen e saj. Por kësaj dukjeje dhe prezantimi nuk i kanë munguar as emra të tillë të skajshëm si Lul Berisha, Aldo Bare së fundi, të cilët janë pjella të shtetit në pikat e tij më të dobëta dhe molepsjes së politikës në aferat e rrezikshme korruptive.
Gjurmët që lë diskutimi njëkohësisht i kulturës dhe krimit, i paqes dhe vrasjeve, i molepsjes dhe identitetit kombëtar e kulturor nuk janë të thjeshta për t’u harruar.
Identiteti i një kombi nuk përkufizohet kurrsesi në sjelljen dhe atë ç’ka përfaqëson një individ i caktuar, por identiteti i kombit besoj se është pasqyrë e një kulture, e një gjuhe, e një civilizimi. Interesante është situata shqiptare e kohëve të fundit kur gjen në të njëjtën faqe gazete, apo në një edicion lajmesh kapjen e një njeriu shumë të kërkuar me emrin Aldo Bare, diskutimi i Myftimisë së Shkodrës për monumentin e Nënë Terezës dhe së fundmi një shkrim i I.Kadare, i cili natyrisht, nuk do kalojë pa u lexuar mendueshëm nga elita dhe të interesuarit pas kulturës së kombit të vet.
Këto psikologji rreken të krijojnë një frymë të pabesueshme konfuzioni. Të mbledhura bashkë këto tre tituj lajmesh janë koncepte që diktojnë rrjedhimisht tre psikologji dhe tre pikvështrime të cilat dashje pa dashje janë pjesë e asaj që quhet Shqipëri.
Kur shteti dobësohet, njeriu tjetërson fytyrën e ligjit duke i dhënë shkelmin e fundit. Këtë e bënë shumë tipe njerëzish si i fundmit i kapur, të cilët armatosën vetëdijen dhe dhunuan të drejtën qytetare. Po të ndjekësh kronologjinë e formimit dhe “lavdisë kriminale” të kësaj race, shikon se janë fryte të një shoqërie që reflekton pasiguri, që përjeton pështjellimin dhe krizën e mbijetesës, janë derivate të një neodiktature e cila i ka rrënjët në dhunën dhe krimin e madh social e kolektiv që iu bë shoqërisë shqiptare për më se dyzetë vjet me radhe nga regjimi komunist. Cilësitë që lulëzuan qenë urrejtja dhe frika. Dashuria njerëzore nuk dallohej prej dashurisë patologjike për partine. Pavarësisht viteve të para të demokracisë së brishtë, renjët e asaj diktature lëshuan çibanë të rinj, të cilët sapo panë shtetin të hequr e të lëkundur, të rrudhur e grisur si një kartëmonedhë të vjetër, ngritën krye, forcuan dhëmbët dhe sfiduan të voglin, të urtin, të pambrojturin. Kjo dhunë, ky kriminalitet u zmadhuan sa gati u njëtrajtësuan me pamjen e qytetit duke e shndërruar atë në fantazmë të vërtetë vdekjeje.
Në po të njëjtin vend, prej të njëjtave gene shqiptare, lindi dhe u rrit një nga figurat më simbolike të paqes për gjithë botën, Nënë Tereza. Arma me të cilën përuli botën dhe e bëri ta respektojë është dashuria dhe përkushtimi për njerëzit. Mjafton ky fakt që e bën krenarinë tonë të vlojë prej kësaj pasurie të madhe. Dhe një paradoks i paprecedent, një tekë fetare e bën dyshues shenjtërimin e saj. Jemi po ne, i njëjti popull, të njëjtët njerëz që ashtu si gëlltitëm formimin, gjenerimin, lavdinë dhe fundin e një vrasësi, të një krimineli, po ne jemi ata që durojmë këtë lloj sfide që i behet identitetit tonë i cili nuk ka gjasa kurrë të jetë i bipersonalizuar, as edhe për hir të një besimi fetar, apo të një injorance intelektuale. Mjafton të kujtojmë që gjatë marrjes së çmimit Nobel për Paqen në Oslo, në vitin1979, Nënë Tereza “blasfemoi” pikërisht këto fjalë: “Unë gjithmon’ e kam në zemër popullin tem shqiptar. Shumë luti Zotin që Paqja e Tij të vij në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën. Lutuni shumë për fukarat e mij – dhe për motrat e mija. Unë lutem për juve.” Për këtë lutje nuk e duan monumentin e saj në zemër të qytetit fukara, Shkodrës? Apo për vlerësimin që i kanë bërë personalitete të larta të botës.
“Me personin e Nënë Terezës, është shprehur Xhovani Paolo II , Shqipëria është e nderuar përgjithmonë”. “Nënë Tereza është një gjigande e epokës sonë, frymëzim dhe në të njëjtën kohë sfidë për këdo”, - janë fjalët e Klinton.
Pas këtyre, vjen alarmi dhe kambana e Kadaresë i cili i mëshon fuqishëm idesë se populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, të shtirë apo të fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij është gjithashtu i qartë, pavarësisht se dikush nuk dëshiron ta shohë, e dikujt nuk i intereson ta shohë.
Një sondazh ka nxjerrë se shumica e francezëve aprovon mënyrën si drejtoi Luigji XVI, jo vetëm kjo, por edhe 200 vjet më vonë pranojnë se ndoshta është e nevojshme sërish tiranìa dhe gijotina. E tmerrshme? Jo, është një mënyrë që francezët ndjejnë nevojën të shprehin identitetin e tyre të përbashkët. Ka ndodhur që ky sens i pasurisë kombëtare të shprehet në format e qarta të nacionalizmit. Por identiteti dhe nacionalizmi rrallë herë shkojnë bashkë. Përkundrazi, nacionalizmi ka qenë një instrument për të zëvendësuar mungesën e një identiteti të thellë kombëtar. Rasti ekstrem qe ai i nazizmit që mungesën e një historie të përbashkët dhe fragmentimin politik kërkoi ta mbulonte duke rendur pas mitologjisë së moshës, së arit drejt teorisë së supremacisë raciale të Arianëve dhe premtimit të dominimit gjermanik.
Dalë nga eksperienca dramatike e diktaturës, Shqipëria ka patur bazat për të krijuar një identitet të ri, kolektiv, bazuar mbi vlerat pozitive të lirisë dhe barazisë. Sot është shumë i rëndësishëm dimensioni i kombit edhe pse flitet për globalizim, për Bashkimin Eurpian, pasi është po aq e vërtetë që një shqiptar të ndihet europian, po aq sa një teksas të ndihet amerikan. Pika vërtet e rëndësishme është që si të jesh shqiptar edhe europian kanë një gjë të përbashkët, sepse ndryshe do të prodhonim një shkarje të personalitetit.
Nëse ne duam të shkojnë drejt strehës së Bashkimit Europian me mllefin e padobishëm ndaj një monumenti, me diskutimet pafund për vlerat dhe dobinë e Nënë Terezës, me Aldo Bare &Co nëpër këmbët rakitike të politikës, me një personalitet të padiskutueshëm në fushën e letrave si Kadare( Ah, edhe për të, po të na teket ia fillojmë një debati dhe brenda orës e nxjerrim të paaftë dhe antishqiptar?!)- do gjejmë gjithmonë një portë europiane, kodin e së cilës nuk do duam ta mësojmë kurrë!ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-13797384452510665782008-10-04T08:32:00.000-07:002008-10-04T08:35:44.333-07:00E lirë shkolla në Kukës, por të vret qiraja e rrugës!
E lirë shkolla në Kukës, por të vret qiraja e rrugës!
Miranda Haxhia

Një kujtesë të gjithë prindërve që duan t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në një shkollë të mesme profesionale, pavarësisht, publike apo jo publike. Një kujtesë edhe atyre prindërve që gabojnë dhe i shkollojnë fëmijë te tyre në Tiranë. Në çastin që e kanë regjistruar këtu, kanë kufizuar përfundimisht të ardhmen e tyre. Kanë kufizuar përfundimisht mundësinë e regjistrimit në një universitet i cili del jashtë këtij kufizimi të drejtash. Këtë e kupton vetëm kur mbaron shkollën fëmija dhe ai mbetet jashtë shkollimit të mëtejshëm universitar. Çështja është paksa e ngatërruar për lexuesin e zakonshëm. Edhe për mua. Ajo është çështje ekspertësh dhe matematicienësh të cilët merren me %, me koeficentë dhe me përzgjedhje. Do ishte shumë interesante dhe e mençur sikur prindi ta kishte nisur për të përfunduar arsimin e mesëm djalin apo vajzën në një shkollë të mesme të një fshati të humbur, në një cep të humbur ku mesatarja e notës së shkollës së mesme do ishte patjetër dhjetë absolute, mund të merrte dhe medalje të artë, pavarësisht, në bëhet apo jo mësim, në mëson apo mbjell patate në bahçen e mësuesit nxënësi i asaj shkolle të padukshme të një zone të thellë. Ajo që vlen është se ajo mesatare vjen në Tiranë, ajo i mbyt të gjitha notat që përpiqen të marrin nxënësit e shkollave të kryeqytetit të cilët kalojnë në sitën e kontrolleve, të gërmimeve dhe projekteve ministrore dhe eksperimentale.
Asnjë gjë nuk është e pamundur këtu. Të gjitha janë rrugica të cilat ia vlen t’i eksplorosh për të mbërritur në portë ne Universitetit.
Një nga pikat e tjera të dobëta të sistemit të pranimit në Universitet është i famshmi koeficent. Shkollat e mesme profesionale e kanë shumë të ulët në krahasim me shkollat e mesme të përgjithshme. Sepse ligji si duket e parashikon që një nxënës i shkollës profesionale nuk ka ç’ta dojë letërsinë, filozofinë, apo shkencat e tjera shoqërore. Ato nuk i duhen ose i duhen pak. Po sikur në këto shkolla të flejë një talent letërsie, apo filozofie? Ai është i destinuar të vdesë si talent, sepse është mbjellë nga prindi në një tokë të huaj! Ai duhet të jetë i shkëlqyer në matematikë, në fizikë apo kimi. Sepse këtë shkollë ka zgjedhur dhe kjo shkollë deri këtu të çon. Problemi deri tani nuk është as i ministrisë së arsimit, as i shpikësve të kësaj reforme. Problemi është i shijes së prindërve.
Ajo që nuk e kanë menduar teoricienët është se pas katër vjetësh do dalin ekonomistë dhe kimistë, inxhinierë nga Durrësi, nga Kukësi, Korça e Saranda, ah, edhe nga Universiteti i ri i Lushnjës që kanë hyrë në atë shkollë me 2000 pikë dhe do vijnë të kërcasin dhëmbët në Tiranë për një vend pune! Dhe do ta nxjerrin jashtë radhe një ekonomist që me shumë sakrifica ka studiuar në Universitetin e Tiranës shkollën e ka edhe pesa e gjashta në librezën e notave. Specialistët e Universitetit të Tiranës e dinë këtë defekt dhe ku mundin të ndihmojnë ndonjë mik, e ndryshojnë koeficientin e notës që kur nisin korrigjimet e provimeve. Sepse kanë kuptuar që është antikap “vdekjeprurës” për të ardhmen e një nxënësi që pretendon përtej kufijve të mundësisë që jep shkolla.
Gabimin që bënë shumë prindër që nuk e çuan fëmijën të mbaronte një shkollë të mesme në një qytet të vogël, në një fshat të madh, nuk duhet ta bëjnë kur vjen puna për të konkurruar për në shkollën e lartë. Sepse një maturant që në shkollën e mesme ka marrë 4800 pikë, në Tiranë nuk fiton dot! Por në Kukës del i pari! Në Lushnje, rrezik se hyn pa konkurs, meqë është Universitet i njomëzak. Dhe fillon Universitetin në një qytet ku në çdo tre hapa do ndeshesh me pedagogun e lëndës ose si komshi, ose si kushëri!
Për t’i dalë në fund kësaj historie, pa i rënë më qafë as ministrisë e cila natyrisht, nuk mund ta ketë selinë në Kukës apo Lushnje, ose të nisen prindër e fëmijë syrgjyn në këto rrethe të largëta derisa të marrin një diplomë si të shkëlqyer e të rikthehen në Tiranë triumfatorë, ose të mbyllim Universitetin e Tiranës dhe të kemi një standard më natyror, më lokal, më familjar të shkollës së lartë për të gjithë Shqipërinë, sepse dallimet midis Kukësit, Sarandës dhe Lushnjës, janë vetëm dallime kilometrike, ndërsa për cilësi mësimdhënie dhe kërkesë llogarie, natyrisht, është në raport të drejtë me dy mijë pikëshit fitues dhe dëftesat me të tëra dhjeta që mbërrijnë edhe deri në Tiranë pa frikë dhe pa mëshirë.

ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-31583512724920502312008-09-29T08:37:00.000-07:002008-09-29T08:42:01.891-07:00Eurotraktati për emigracionin dhe kufijtë e frikës...

Eurotraktati për emigracionin dhe kufijtë e frikës...
Ardi Stefa
Javën e kaluar ministrat e brendshëm të vendeve anëtare të BE, miratuan Eurotraktatin për Emigracionin. Hapi tjetër është miratimi i tij nga qeveritë e vendeve anëtare të BE deri në 15 tetor të këtij viti.
Sikundër u deklarua nga ministrat europianë, ky traktat vendos bazat për një politikë të qëndrueshme dhe afatgjatë të emigracionit, e cila bazohet në tre vlera:
- Realizmi dhe përballimi. 3.8% e popullsisë së Europës përbëhet nga emigrantë dhe kjo përqindje sa vjen e shtohet nga viti në vit. Çdo vit hyjnë në Europë 1,5- 2 milionë emigrantë. Në Greqi në vitin 2007 hynë ilegalisht 112.000 emigrantë klandestinë.
- Solidariteti dhe drejtësia sociale. Sipas hartuesve të Traktatit, vendosen rregulla për të mundur që Europa të administrojë fenomenin e emigracionit, në bazë të vlerave të Civilizimit dhe të Demokracisë.
- Mbrojtja e të drejtave të Njeriut, vlerë e përbotshme, unike dhe e përhershme. Vlerë, e cila përbën bazën e Demokracisë
Traktati Europian për Politikat e Emigracionit sipas të gjitha gjasave, synon në organizimin dhe administrimin e emigracionit të ligjshëm, dhe luftimin e emigracionit klandestin.
Synimet e këtij traktati përsa i përket emigracionit të ligjshëm janë pesë, ndërkohë që synimi kryesor është elasticiteti i Eueropës përsa i përket emigracionit të ligjshëm, ose për ata emigrantë, të cilët kanë arsimim të lartë dhe janë të kualifikuar profesionalisht, marrja e masave të tjera të reja për studentët dhe shkencëtarët, si dhe nxitja e emigracionit ciklik dhe të përkohshëm.
Përsa i përket luftimit të emigracionit klandestin, propozohet forcimi i bashkëpunimit të shteteve anëtare të BE me vendet prej nga vijnë emigrantët. E keqja e kësaj pike, (për emigrantët), qëndron në faktin se Europa, nënshkruan marrëveshje dypalëshe me vendet “eksportuese” të emigrantëve vetëm në disa raste të caktuara që kanë të bëjnë me arsye humanitare dhe jo vendime legalizimi për të gjithë emigrantët që kanë hyrë qoftë edhe ilegalisht.
Gjithashtu Traktati parashikon dhe propozon arritjen e marrëveshjeve të riatdhesimit të emigrantëve në bazë të marrëveshjeve dypalëshe ose edhe të atyre europiane.
Objektivi i tretë im këtij Traktati është forcimi i kontrolleve kufitare. Ministrat e brendshëm ranë dakort që t’i jepen organizmit FRONTEX mjetet e nevojshme për kontrollin e kufijve të jashtëm të BE, pa u cënuar rolet dhe kompetencat e shteteve anëtare.
Objektivi i katërt i Traktatit është krijimi i një regjimi unik për azilin në Europë, i cili do t’u japë garanci të përbashkëta dhe një regjim të njëjtë azilantëve, refugjatëve dhe atyre që kanë kërkuar apo kërkojnë mbrojtje.
Obsektivi i pestë i Eurotraktatit është bashkëpunimi me vendet eksportuese të emigrantëve drejt Europës, gjë që do t’i ndihmojë vendet e treta që të kenë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, në mënyrë që të kufizohet emigracioni klandestin. Shtetet e BE do të krijojnë programe të tilla, por edhe investime në vendet e treta që të kufozohet jo vetëm emigracioni klandestin, por edhe në faktin që emigracioni tashmë të jetë i ligjshëm.
Ky është kuadri i përgjithshëm i Eurotraktatit për emigracionin.
Hollësirat, megjithatë, fshehin shumë kurthe dhe rreziqe.
“Mëkati” kryesor i këtij Traktati qëndron në faktin se i konsideron dhe do të vazhdojë t’i konsiderojë emigrantët të cilët kanë hyrë tashmë në BE, por edhe ata që do të hyjnë në të, si të përkohshëm. Nuk është e rastit që emigrantët konsiderohen si të jashtëm në historinë Europiane. Në historinë europiane, jo vetëm të zhvillimit ekonomik, por edhe në historinë e zhvillimit kulturor e civil.
Edhe kur u japin nënshtetësinë emigrantëve dhe fëmijëve të tyre vazhdojnë t’i konsiderojnë si të huaj, si të TJERË.
Akoma edhe sot fëmijtë e emigrantëve, të cilët kanë lindur në Europën e Bashkuar konsiderohen e quhen “emigrantë”. Emigrantët e brezit të Parë në Europë, pas Luftës së Dytë Botërore i “rregulluan” që të banonin në zona të veçanta, të izoluara, në zona ku nuk kishin asnjë kontakt me shoqërinë në të cilën kishin emigruar. Emigrantët e brezit të dytë, të cilët janë më kërkues e të vendosur për të jetuar mirë në Europë, Europa po i zbulon tani. Si të jenë zgjuar befasisht nga një ëndërr, si të kenë zbuluar befasisht se ata ekzistojnë.
Dhe këtu nuk flasim përndryshime ndërmjet dy vizioneve, por për ndryshimin ndërmjet një politike, e cila bazohet në një radhë vlerash igumenike dhe në një politikë, e cila mohon vetë dimensionin që ndërton atë që është politikë, e mbështetur në frikën, në frikën ndaj emigrantëve, në frikën ndaj krimit, etj, etj...
Prandaj edhe politika mbizotëruese, edhe në këtë Eurotraktat për emigracionin është ajo që “Emigrantët janë të përkohshëm, mysafirë dhe si të tillë duhet që të adaptohen me vlerat politike e kulturore, që përcaktojnë shtetin dhe kombin në të cilin gjenden. Është vendi ynë, ose duajeni, ose ikni!”.
Ky është mesazhi që lëshojnë në shumicën e rasteve shtetet anëtare të BE, pavarësisht se shumë vende të zhvilluara europiane si Gjermania, ua dedikojnë zhvillimin dhe prosperitetin e tyre, në njëfarë mase edhe zbatimit të politikave të qarta në lidhje me emigracionin.
Prandaj edhe në këtë Eurotraktat, për të cilin thashë se fsheh shumë rreziqe, toleranca ndaj të Tjerëve, respektimi i të ndryshmes dhe hapja ndaj saj, shoqërohen nga një frikë maniake se mos emigrantët i shqetësojnë. Me dy fjalë: Gjithçka mirë me Tjetrin, me kushtin që nuk do të përzihet në çështjet e shteteve ku është “mysafir”, me kushtin që Tjetri nuk do të jetë gjithmonë një Tjetër.
Kështu që toleranca koincidon edhe në këtë traktat përparimtar me të kundërtën e saj.
Detyrimi im (i europianit) është që të jem tolerant drejt Tjetrit, por kjo nënkupton në realitet që të mos t’i afrohem shumë, të hyj në botën e tij. Pra, ajo që edhe në këtë traktat shfaqet gjithnjë e më shumë si një e drejtë humane themelore që të mos i shqetësojmë (neve emigrantët) europianët, është që të ruhet një distancë sigurie ndërmjet vendasve dhe emigrantëve, qofshin këta punëtorë me arsim të lartë, të kualifikuar apo me aftësi të larta teknologjike, qofshin shkencëtarë që kanë emigruar dhe mbulojnë nevojat e shteteve europiane...
Ardi Stefa
ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-90476614386351797312008-09-25T07:40:00.001-07:002008-09-25T07:40:53.803-07:00Shqipëria, e lodhur, prapë hesht…Shqipëria, e lodhur, prapë hesht…
Ismail Kadare
Pas rënies së komunizmit, pikërisht në kohën që u duk se shumë gjëra do të viheshin në vend ose, së paku, do t’i nënshtroheshin një procesi sqarimi e lustracioni, faza e parë e qortimit të fajit historik, ndodhi e kundërta. Një mjegull e një pështjellim që sa vinte dendësohej u shtri në mënyrë këmbëngulëse në të gjitha fushat e jetës.
Fakti që sot, në kohën që po shkruhen këta rreshta, Shqipëria, për turp të saj, ende po lëkundet t’i hapë ose jo arkivat e fshehtë, të dënojë ose jo krimet e komunizmit, dëshmon më së miri katastrofën morale që ky vend e pranoi si një kalendar të përditshëm. Një vend që refuzon të shqyrtojë ndërgjegjen e vet, tregon se nuk ka asnjë vullnet t’i thotë lamtumirë së keqes, rob i së cilës ka qenë.
Para ca kohe ende na dukej se ende e kishim të drejtën të krenoheshim që përmbysja e diktaturës ndodhi te ne pa përplasje. Dyshoj se së shpejti, në qoftë se ende nuk do t’u japim plotësisht të drejtë atyre që mendonin se një përplasje do të ishte, ndoshta, më e shëndetshme se ky flirt i shëmtuar më të keqen, së paku do t’i dëgjojmë me vëmendje. Flirti ka qenë dhe vazhdon të jetë tepër i rëndë. Ai po thyen në mes moralin shqiptar dhe thyerja e këtij morali është baza ushqyese e korrupsionit, kundër të cilit flasim aq shumë e bëjmë aq pak.Për t’u kthyer në fushën e kulturës, kemi qenë të gjithë dëshmitarë se si druajtja e ditëve të para u kaloi shumë shpejt njerëzve që ishin zhytur në krim, denonciatorëve, ata që pa asnjë mëshirë kishin çuar drejt burgut ose pushkatimit kolegët e tyre, ata që as vendet e quajtura “borgjeze”, demokracitë europiane, nuk i falnin. Druajtja iu doli shpejt, sepse shumë shpejt e kuptuan se ata, jo vetëm nuk dënoheshin, por, përkundrazi, filluan të çmohen. Të dy krahët e politikës i quanin thesar të paçmuar dijenitë që kishin për militantët e përlyer të krahut kundërshtar (dijeni të grumbulluara gjatë kohës që kishin qenë në pushtet), sepse në këtë mënyrë do të mund te shantazhonin krahun tjetër, sipas parimit: ti mos prek të mitë, unë s’prek të tutë.
Kjo ndodhi në të gjitha fushat, e sidomos në kulturë. Dhe kështu, llumit të kulturës shqiptare jo vetëm i doli droja, por u ndie i inkurajuar si dikur dhe, si dikur, me oreks të shtuar nisi të kërkojë poste, ndere, dekorata, tituj akademike etj., që qeveritë shqiptare të të dy krahëve, me një bujari të paparë po ua jepnin dhe vazhdojnë t’ua japin ende sot.Zërat që u ngritën kundër një flame të tillë, shkrimet dhe librat që u botuan, ndër të cilat vepra monumentale, si “Rrno vetëm për me tregue” e At Zef Pllumit, ose vepra të rëndësishme e tronditëse, si “Lufta civile në Shqipëri” e Uran Butkës, “Disidentë të rremë” e Sadik Bejkos, e të tjera si këto, nuk e ndalën dot përroin e turbullt që nga rrënojat e diktaturës po ngrinte prapë në sipërfaqe njerëzit e saj.Në sulmin e saj e keqja sa vente bëhej më e pafytyrë. Jo vetëm s’dukej asnjë shenjë e ndëshkimit për denonciatorët e veglat e terrorit komunist, por postet që ata zinin arrinin përherë lartësi të reja. Gjithë Shqipëria e dinte, ndërkaq, se ata kishin zënë vend në parlament, në partitë politike, në qeveritë e të dy krahëve, por Shqipëria e lodhur ose e papërgjegjshme u pajtua me këtë shëmti. Gjithë Shqipëria i shikonte dhe vazhdon t’i shikojë përnatë në ekranet e televizorëve, ose edhe më keq, në tribuna festive, ku, shëmturisht të mallëngjyer, marrin tituj nderi, ata, shumë prej të cilëve do ta kishin vendin në burg. Dhe Shqipëria, e lodhur, prapë hesht dhe mësohet me të keqen.ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-59195386806789505462008-09-25T07:39:00.001-07:002008-09-25T07:39:58.145-07:00Poetët e vrarë nga shtetiPoetët e vrarë nga shteti
Ismail Kadare
Atje pasi i shkuan në plumb, ashtu në pranga siç ishin, i rrokullisën në gropën e hapur, mbi të cilën, pas hedhjes së baltës, nuk vunë as gjurmë as shenjë, në mënyrë që të mos i gjente dot askush. Ky është epilogu i librit tronditës të Sadik Bejkos me titullin prej balade: “Vilsoni dhe Genci”. Ky libër, ashtu si memoriali i tyre përuruar pak kohë më parë, ashtu si shkrimet që na lanë, ashtu si kujtesa jonë, i ngre ata nga toka, plot dritë e shkundëllimë, për të rrokullisur në gropë e në baltë vrasësit e tyre, e bashkë me ta, epokën e krimit komunist në Shqipëri. S’ka shumë kohë, Këshilli i Evropës, pas shumë pengesash, nxori, më në fund, Rezolutën historike për dënimin e krimeve të komunizmit. Të gjitha vendet ish-komuniste janë vënë përpara kërkesës për pastrimin e ndërgjegjes së popujve që kaluan nëpër këtë kalvar. Në qoftë se gjithë vendet e Evropës ish-komuniste ndodhen sot të përfshirë në këtë proces të vështirë moral, Shqipëria duhej të ishte në radhën e parë të tij. Dhe kjo, për arsyen e thjeshtë se, ndërsa në të gjithë treguesit e jetës Shqipëria zinte vendin e fundit, kishte një tabelë ku, për turpin e saj, zinte vendin e parë: atë të krimit shtetëror. Per fat te keq, Shqiperia e sotme, aq e zellshme në të keqen që shkoi, nuk po tregon asnjë ngut për t’u ndarë prej saj.
Jo vetëm kaq. Ka njëfarë kohe, që hapësira mediatike dhe botimet shqiptare, kanë pësuar një përmbytje të paparë prej pranisë gati nostalgjike të regjimit që u përmbys. Kujtime e dëshmi të dyshimta, mashtrime uluritëse, portrete xhelatësh me ngjyra të rreme, kureshti rozë e falsifikime pa fund, të gjitha këto janë të shkruara nga njerëz që hiqen sikur nuk kanë parë, madje as kanë kuptuar se ç’ndodhte. E këta bablokë kinse naivë, jo vetëm që kanë ditur gjithçka, jo vetëm kanë ndjekur me admirim xhelatët te sheshi i varjes apo pushkatimit, por shpesh ka ndodhur që i kanë dhënë viktimës plumbin e fundit, për të festuar pastaj, siç e tregon Sadik Bejko në librin e tij “fitoren mbi armikun e klasës”. Raporti me krimin është një nga raportet themelore të një populli me ndërgjegjen e vet. Pa pastrimin e saj, asnjë popull nuk mund të ketë një shëndet moral normal. Një pjesë e madhe e zvetënimit të paparë që po përjeton Shqipëria sot, lidhet me këtë proces të munguar. Pas librit monumental “Rrno për të tregue”, të At Zef Pllumit, libri “Vilsoni dhe Genci”, është i dyti që po botohet kohët e fundit në këtë rrafsh. Në kohën kur diktatura e përmbysur përpiqet të riciklohet nëpërmjet shtypit dhe botimeve në jetën shqiptare, libra të tillë janë si ledhet që do t’i presin udhën sulmit të saj. Ndaj këta libra e këto ledhe duhet të shtohen e të forcohen gjersa ta vënë në gjunjë të keqen, gjersa ta detyrojnë të heshtë krrokamën e saj.ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-83414977518374785902008-09-25T07:37:00.000-07:002008-09-25T07:38:56.017-07:00Çfarë i duhet një shteti që të jetë shtet i pavarur?Çfarë i duhet një shteti që të jetë shtet i pavarur?
Ardian Klosi
Çfarë i duhet një shteti që të jetë shtet i pavarur? Së jashtmi i duhet më së pari flamuri i vet dhe emblema kombëtare, pa i duhet të ketë një qeveri dhe një parlament, një imn e një ushtri, pulla poste të vetat, si dhe të jetë anëtar i Kombeve të Bashkuara, të presë dhe të dërgojë ambasadorë me vendet e huaja. Ndërsa së brendshmi, që të jetë i pavarur, i duhet të ketë një qeveri dhe një parlament, të pavarura në veprimet e tyre, komunitete qytetare që vetëvendosin me administrata në shërbim të tyre, një qeveri që i dëgjon këto komunitete dhe administrata dhe vepron në drejtimin që ato kërkojnë dhe që është në interes të të gjithë vendit.
Po t’i vështrojmë këto tipare të një shteti në krahasim me Shqipërinë, do të vërejmë se atdheu ynë i ka të gjitha simbolet e jashtme për të qenë shtet, me himn, flamur, pulla poste e të tjerat, por i mungojnë treguesit e tjerë, ata të brendshmit, për të qenë vërtet shtet dhe për të qenë vërtet i pavarur.
Shqipëria ka në letër një demokraci që nuk funksionon në realitet. Asgjëkundi, komunat ose bashkitë nuk veprojnë si zëdhënëse dhe bartëse të interesave të qytetarëve, për arsye se ose janë shumë të varfra për ta bërë këtë gjë, ose janë shumë të korruptuara dhe kështu plotësojnë njëherë interesat e vetvetes dhe të klaneve që i mbajnë gjallë, e ç’të mbetet shkon për ndonjë rrugë a ndonjë kabëll për qytetarët.
Duke qenë që demokracia në nivelin më të ulët nuk funksionon, nuk funksionon as parimi i subsidarietetit, domethënë ngjitja shkallë-shkallë e vullnetit të qytetarëve deri në qeverinë qendrore. Qeveria qendrore, pasi merr mandatin e saj katërvjeçar prej votuesve, vepron praktikisht si një organizëm krejt i pavarur nga këta votues, vendimet e saj kanë nevojë veç për një shumicë të thjeshtë në parlament, për opinionin publik mjafton pak demagogji e liderve politikë.
Po mirë, mund të thuhet, këtu kemi të bëjmë me autarki, si jodemokraci, kurse pavarësia në vetvete nuk diskutohet.
Mirëpo pikërisht këtu, në nivelin më të lartë, shfaqet problemi i pavarësisë. Qeveria a qeveritë shqiptare prej vitit 1992 kanë vepruar si organizëm i pavarur ndaj elektoratit, por jo si i tillë ndaj vendit të tyre dhe më gjerë, ndaj rajonit e kontinentit. Një shumicë e vendimeve të këtyre qeverive – nuk po sjellim shembuj, se janë të pafund – janë marrë ose në morsën e të ashtuquajturve ndërkombëtarë, ose pse kështu e ka dashur interesi i disa shteteve europiane a fqinje ose interesi i SHBA, ose, dhe ky rast i rëndomtë, pse kështu e ka dashur interesi i shumëkombësheve ose kompanive të fuqishme që janë bashkëbisedues apo diktues të këtyre qeverive. Si në rastin kur vendimet e qeverisë shqiptare janë diktuar nga qeveri fqinje a më larg, si në rastin kur diktati ka ardhur prej kompanive të mëdha, si në rastet e shumta kur nuk mund të flitet ndoshta për diktat por për korrupsion të pastër, një tipar është i kudondodhur: mungesa e pavarësisë dinjitoze të një shteti në vendimmarrje tepër të rëndësishme për të: pavarësia e vendit tonë, pavarësia e kombit dhe qytetarëve shqiptarë është cënuar rëndë nga vendime që shkojnë kundër interesave të tyre.
Një nga treguesit më të qartë që shtetit tonë i mungon pavarësia e mirëfilltë pasqyrohet në mungesën e një strategjie kombëtare. Është Shqipëria një vend kryesisht me karakter bujqësor-blegoral që përpunon dhe eksporton produktet përkatëse? Apo mos praktikon kryesisht industritë e lehta përpunuese? Është Shqipëria një vend tregtar që i nxjerr fitimet kryesisht nga qarkullimi i mallrave dhe i njerëzve përmes territorit të saj? Apo mos është Shqipëria një vend kryesisht turistik, çka do të përputhej me natyrën dhe peizazhet e saj aq tërheqëse dhe me drejtimin që kanë marrë vendet fqinje bregdetare? Asnjë gravitet prej këtyre, ose shumë pak nga të gjitha. Shumica e qytetarëve shqiptarë vazhdon të jetojë sot prej parave që prodhohen në vende të tjera, qofshin këto si fitime të emigrantëve, qofshin si veprimtari ndërtuese që e ka burimin po nga jashtë, qofshin si para e mbetur prej fitimeve që nxjerrin kompanitë e huaja në Shqipëri.
Po atëherë, cili është roli i qeverisë shqiptare në këtë ekonomi që ecën spontanisht, pa asnjë kriter e strategji? Në pozicionin normal politikanët qeverisës janë menaxherët më të mirë të një shteti, janë njerëzit që kallin vizionin e tyre ose vizionin e elitës së një vendi brenda një strategjie kombëtare, janë menaxherët që ndihmojnë të ngrihet në këmbë bujqësia, vreshtaria, blegtoria masive, pylltaria, industria nxjerrëse dhe përpunuese, shërbimet financiare dhe ato siguruese etj., etj. Asgjë nga këto. Po mirë, po ç’bëjnë atëherë qeveritarët tanë?
Qeveritarët tanë shesin. Po po, ata janë shitësat më të mëdhenj, më të paskrupullt e më të pakontrolluar të këtij vendi. Po të vëresh me kujdes, të gjitha veprimet më të mëdha, më të bujshme, daç të qeverive socialiste, daç të kësaj që kemi sot, janë shitjet: shitja e Bankës së Kursimeve, shitja e Aeroportit (edhe pse këto të dyja të suksesshme), shitja e Telekomit, shitja e Kasharit dhe një numri pikash të tjera të vendit për djegien e plehrave italiane, shitja e Sazanit, shitja e Karaburunit, shitja e pjesës veriore të Gjirit të Vlorës për TEC-e, Petroliferën dhe AMBO-n, shitja e zonës së Semanit për industri gjigande gazi, shitja e periferive të Elbasanit për TEC-e të tjera gjigande, shitja e zonës Krujë-Fushë-Krujë për pesë fabrika të hatashme çimentoje, shitja e qendrës së Tiranës për kazino, shitja e vendeve ende të panjohura të Shqipërisë për centrale bërthamore, degradimi i gërdallës KESH me sa duket për ta shitur, shitja e…
Po ç’nuk shesin këta? Le që ia kanë vënë edhe vetë çmimin tokës shqiptare: Zero ose 1 euro! Ka më poshtërim?! Njerëz që nuk dinë të organizojnë, që nuk dinë të ngrejnë në këmbë e të mbajnë në funksionim një shtet normal, njerëz me lakmi të papara për veten dhe për klanet e tyre, janë sulur me babëzi ndaj resurseve më të mira të Shqipërisë, ndaj tokave, pyjeve dhe plazheve më të virgjëra të saj, për të shitur sa më shumë brenda një kohe sa më të shkurtër. Pa pasur kurrfarë mandati nga qytetarët e Vlorës kërkojnë ta kthejnë atë gjë në gji nafte, pa marrë asnjë lloj lejeje nga popullsia në Krujë e Mamurras presin 150 hektarë pyll për industri çimentoje, që me ato kapacitete natyrisht që nuk është menduar për Shqipërinë, kërkojnë të përmbytin gjithë fshatrat e Dibrës për një hidrocentral që as ai nuk do të jetë pronë e shqiptarëve, por që jepet, si zakonisht, me koncesion për të huaj.
Në gjithë këtë ankth, ku Shqipërisë nuk i mbetet asnjë industri, asnjë transport, asnjë pikë energjie e asnjë telefoni e vetja, nuk është aq sedra kombëtare që goditet e vuan, por fakti tjetër që po merr konture përherë e më të qarta: Këtij vendi po i projektohet dhe realizohet një e ardhme e frikshme si abort i kontinentit. Po po, për ta thënë më popullorçe Shqipëria si qenef i Europës plakë. Këtu vijnë e shkarkohen depozitat e Malagrottas, këtu vjen dhe bën qejfin e saj në 18 hektarë “Petrolifera” për të mos ndotur bregdetin e Adriatikut kundruall, këtu janë parashikuar të paktën shtatë gjire bregdetare për depozita nafte e gazi, këtu derdhet terminali AMBO, këtu projektohen gropa për mbeturina të rrezikshme bërthamore… Shqipëria si një koloni mjedisore e BE-së dhe më larg. Dhe pastaj gjithë aktorët mjekërshkurtër që ngrenë gishtin lart si ndërkombëtarë të zemëruar, për të na thënë se nuk po bëjmë detyrat e shtëpisë! Ah, sa pak jemi që e dimë se ata kështu na duan, të varfër e kokëulur, servilë, pa ndërgjegje mjedisore e pa kurajo qytatare. Bëjnë pastaj sikur dëshirojnë të na futin në BE, por s’munden se fajin e kemi ne, politikanët tanë konfliktualë, krimi i organizuar dhe e shtyjnë dhe e shtyjnë anëtarësimin, heqjen e vizave, vendosjen e dinjitetit shqiptar për në kalendat greke.
Jo se jemi vetë ne shqiptarët më të mirë. Kemi shumë gabime dhe vetëdije vërtet të ulët ekologjike, që me mënyrën si sillemi me plehrat tona. Ndaj kur shohin ata këtë gjendje, thonë: po pse mos ua shtojmë ca plehra të tjera? Ata mbajnë e durojnë shumë!
Ja pra, kjo është pavarësia që festojmë sot. E bukur në simbolet e saj, prekëse në Sheshin e Flamurit në Vlorë, por e goditur dhe e cënuar keq në brendi, rrëqethëse aty ku ka filluar të pritet pylli i pishave pak mbi atë Shesh. Dhe më e bukura është se këtë pavarësi na e festojnë shitësat…
Por, po ta mendosh hollë-hollë edhe Ismail Qemali, 95 vjet më parë shpalli një pavarësi virtuale. Asnjë nga shtetet dhe fuqitë e mëdha të kohës nuk e njohu pavarësinë dhe shtetin e tij. Po kështu edhe ne sot i gëzohemi një pavarësie virtuale. Vetëm se shpeshherë në histori çmohet akti dhe vizioni. Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe gjithë të tjerët bënë një akt të madh dhe patën ëndrrën e një Shqipërie zonjë të rëndë e me dinjitet. Prandaj dhe i nderojmë. Po kështu edhe neve na josh ëndrra e një Shqipërie të pavarur dhe normale, ku shitësat rrëzohen nga kolltuqet dhe dërgohen t’i bëjnë allishverishet e tyre në këmbë, në tezga normale, ndërsa populli nxjerr në krye përfaqësuesit e vet më të mirë.ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-39995085517589746492008-09-24T09:28:00.000-07:002008-09-24T09:35:27.048-07:00Raport i komisionit ndërpartiak për ndjekjen e politikave të emigracionit

Raport i komisionit ndërpartiak për ndjekjen e politikave të emigracionit

Me tekstin e mëposhtëm kanë rënë dakort të gjtha partitë parlamentare, përveç KE, e cila ka paraqitur propozimet e saj.
Raporti ka mbushur pothuajse një vit, por nuk është publikuar ende në mënyrë elektronike.

Vlerësimi i politikave të deritanishme, i rezultateve të kësaj politike. Konstatimi i problemeve, në masa praktike dhe iniciativa ligjvënëse. Propozime të komisionit.

Këtu e shumë shekuj njerëzit largohen nga atdheu i tyre në vende të tjera. Ose duke braktisur atdheun për shkak të luftërave, ose të ndjekur nga regjimet totalitare, ose edhe të detyruar nga varfëria, papunësia dhe gjendja e vështirë ekonomike. Konkluzioni është se njerëzit emigrojnë pasi e kanë të pamundur që të jetojnë si njerëz atje ku lindën dhe u rritën.
Përherë vendet eksportuese të emigrantëve duken të lehtësuara nga alrgimi i njerëzve të padëshiruar, apo i një popullsie të tepërt, ndërkohë që vendet pritëse të valëve të emigracionit ndihen të befasuara nga ardhja e emigrantëve, ose edhe të kërcënuara në nivelin ku ardhja e emigrantëve është e padëshirueshme dhe e rrezikshme për tolerancën e tyre.
Përherë vendet pritëse të emigrantëve, normalisht vendet e zhvilluara ekonomikisht, detyrohen dhe e ndryshojnë politikën për emigracionin, në mënyrë që të planifikojnë dhe të përballojnë këtë fenomen.
Në boshtin e të gjithavepolitkave për emigracionin duhet që të jetë njeriu dhe të drejtat e njeriut, si vlera të përbotshme dhe të përhershme dhe si fitore kundrejt dogmave autarkike, por edhe paragjykimeve fetare.
Në të gjitha rastet, të drejtat njerëzore duhet të jenë të respektuaranë ndryshueshmërinë e tyre, duke pasur për bazë vlerat e barazisë, gjithmonë brenda një kuadri të repektit të rendit publik e ligjeve të vendit pritës. Kushtetuta e Greqisë, përcakton qartë se çdo qytetar, i cili gjendet në Greqi ka të njëjtat të drejta me qytetarët grekë.
Shumë vende të zhvilluara (SHBA, Gjermania, etj) ua dedikojnë zhvillimin dhe prosperitetin e tyre, në njëfarë mase edhe zbatimit të politikave të qarta në lidhje me emigracioni.
Greqia ishte një vend “eksporti” emigrantësh. Pa e dashur, pa e kërkuar, befasisht dhe pa e planifikuar në villimet e viteve 1990 u shndërrua në një vend pritës të valëve të emigracionit. Ishte një rrufe në qiell të kthjellët, e cila vuri në provë durimin dhe elasticitetin e shoqërisë greke, në një kohë kur Greqia po përpiqej që të përmbushte kriteret e integrimit të ONE dhe në Eurozonë në vitin 1999.
Greqia u gjend brenda një kohe shumë të shkurtër që të kishte një numër shumë të madh shtetasish të huaj, e cila në përqindje me numrin e përgjithshëm të popullsisë, ishte më e artë se nga i çdo vendi tjetër..
Shteti ishte i papërgatitur që të priste e të administonte valët e emigrantëve, të cilët në shumicën e tyre ishin klandestinë. E pambrojtur ligjërisht dhe e epshme në kufij, kryesisht për shkak të sipërfaqes së madhe kufitare, tokësore apo edhe detare me vendet nga të cilat vinin emigrantët.
Shoqëria ishte edhe ajo akoma edhe më e papërgatitur dhe jo e gatshme që të pranojë në krah të saj grupet e emigrantëve, të cilët kërkonin strehë, siguri, punë.
U shfaqën fenomenet e shfrytëzimit të nevojave që kishin emigrantët nga njëra anë dhe fenomenet e ksenofobisë nga ana tjetër. Valët e emigrantëve për disa vendas ishin dhuratë e rënë nga qielli dhe bekim, ndërsa për disa të tjerë ishin mallkim.

Gjithsesi është pozitiv fakti që relativisht shpejt shteti fitoi dhe krijoi një kuadër ligjor të legalizimit të emigrantëve në vitin 1997, si hapin e parë dhe të krijimit të një politike të qartë të emigracionit në vitin 2001. Pasuan edhe ndërhyrje të tjera ligjore: Ligji 3386/2005 (me 47 qarkore për zbatimin e tij dhe 24 vendime ministrore) dhe ligji 3536/2007. e rëndësishme është se Greqia merr pjesë në zbatimin e programeve ndërshtetërore, por edhe ndërmerr iniciativa, të cilat adaptohen edhe nga ortakët e saj në Europë. Është e mirë që politikat për emigracionin nuk përbëjnë shkak për konflikte politike.

Shoqëria, pas shumë kundërshtive, lëvizjeve dhe shfaqjeve të ksenofobisë, pasigurisë, të cilat rrallë herë kapin kufijtë e racizmit, bashkëjetoi me fenomenin e emigracionit, qoftë edhe me disa plagë të vogla.
Greqia është kufiri i fundit tokësor i BE. Është vendi anëtar i BE që është komshi e drejtpërdrejtë me vendet prej nga vijnë emigrantët, qoftë për të ndenjur përgjithmonë, qoftë edhe tranzit.
Natyrisht që është edhe një kosto e madhe ekonomike për Greqinë ruajtja e kufijve. Për këtë arsye këtu e shumë vjet është kërkuar kontributi i BE, në përballimin e kësaj kostoje, e cila synon në motivin që politikat e përbashkëta europiane përballohet edhe me burime të përbashkëta financiare.
Lind nevoja edhe për diçka tjetër, d.m.th, për një politikë të përbashkët europiane, strategji dhe veprim për fenomenin e emigracionit (klandestin) dhe përballimin e tij. Duke respektuar të drejtat e njeriut, diversitetin dhe vlerat e barazisë qytetare. Me synim integrimin socilal dhe jo asimilimin, brenda një kuadri të respektimit të rendit publik e ligjor grek.

Pas pak vitesh, të gjitha këto do të jenë e kaluar, në rast se nënshtetësia greke u jepet me mirëpuptim të gjithëve atyre që e dëshirojnë dhe që përmbushin kushtet. Emigrantët janë bashkëqytetarët tanë.
Paralelisht, veç Rumanisë dhe Bullgarisë që janë anëtare tashmë të BE, në një kohë të ardhme do të përfshihen në të edhe vende të Ballkanit Perëndimor, në radhë të parë Shqipëria, e cila është në vendin e parë të vendeve importuese të emigrantëve.
Masat që herë herë janë marrë nga qeveritë, vlerësohen si hapa në drejtimin e legalizimit të emigrantëve të huaj në bazë të kushteve, jo gjithmonë elastike dhe shpesh herë ndaluese.
Problemi i emigracionit është një tregues, i cili i tejkalon mundësitë e një vendi. Është pozitiv fakti që BE e përballon roblemin e emigracionit si të sajin dhe jo si problem të veçantë të shteteve anëtare të saj.
Është gjithashtu pozitiv, fakti që BE ndërmerr masa ligjore, sikundër janë udhëzimet për emigrantët që kanë një kohë të gjatë qëndrimi në Greqi, bashkimin familjar dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Gjithsesi politikat e deritanishme europiane janë të mangëta, mbrojtëse dhe më pak integruese, me rezultate mesatare, për shkak të mungesës së koordinimit dhe të nxitjes së praktikave dhe të veprimeve kolegjiale të Europës.

Vlerësime:
Masat që qeveritë kanë marrë në dhjetë vitet e fundit vlerësohen dhe gjykohen në varësi të rezultateve.
Është pozitiv fakti që mbi 500.000 emigrantë janë të ligjshëm, megjithëse ende nuk dihet saktë numri i emigrantëve të ligjshëm dhe i atyre klandestinë. Kanë ndonjë punë, të varur, ose të vetëpunësuar, janë të siguruar nga ana shëndetësore, në shumë raste kanë banesa të tyret, i dërgojnë fëmijtë e tyre në shkolla të niveleve të larta, bashkohen si familje, jetojnë krahas dhe së bashku me grekët, me hapa të ngadaltë, por të qëndrueshëm.
Është pozitiv fakti që kujdesi mjekësor u ofrohet të gjithëve dhe në shumë raste duke mos marrë parasysh statusin e emigrantëve klandestinë. Është pozitiv fakti që minoritarët nga Shqipëria dhe homogjenët e tjerë do të përfitojnë nënshtetësinë greke, me provime të veçanta në çdo rast.
Gjithashtu është po aq pozitiv fakti që shtetasit e huaj, emigrantët, që i përmbushin kushtet dhe që e dëshirojnë do të mundet të bëjnë pasaportizimin në zonat ku banojnë.
Po aq pozitiv është edhe fakti që shoqëria greke, përgjithësisht, pas disa luhatjeve dhe kundërshtive të karakterit ksenofobik e tracist që u kultivua edhe me qëndrimet negative të shumë të huajve, pranoi më së fundi bashkëjetesën.
Gjithashtu pozitiv është edhe fakti që apologjia e deritanishme e kontributit të emigrantëve në zhvillimin ekonomik të vendit është pozitiv.
Por është negativ fakti që disa qindra mijëra shtetas të huaj që jetojnë në Greqi nuk janë legalizuar, qoftë për shkak se kushtet për legalizim ishin tepër të ashpra, ose edhe për faktin se shumë emigrantë nuk e pranuan legalizimin për arsyet e tyre.
Të jetuarit dhe të qëndruarit e emigrantëve në një status ilegal në Greq, bën të mundshëm shtypjen dhe shfrytëzimin e tyre, por shpesh herë edhe negativë për ligjin e rendin në Greqi, sikundër edhe për shoqërinë greke.
Paralelisht procedura e integrimit të tyre është pothuajse e pamundur. Ndërkohë që edhe të drejtat e qytetarëve në jetesen e sigurtë, që Shteti duhet të garantojë, kërcënohen ose ekziston frika e kërcënimit nga individë apo grupime, pa idenditet dhe që nuk kontrollohen nga shërbimet e shtetit.
Është negativ fakti që, megjithë masat e marra në këto dhjetë vitet e fundit, fenomeni i hyrjes klandestine në emigrantëve, megjithëse nuk po lulëzon, vazhdon të ekzistojë. Pothuajse përditë, numrit të madh të emigrantëve të palegalizuar u shtohen disa qindra mijëra të tjerë.
Kështu, shteti dhe shoqëria greke, në vend që të përqëndrojnë vëmendjen e tyre në integrimin social të emigrantëve të ligjshëm, detyrohet të përballojë edhe problemin e hyrjeve të vazhdueshme në territorin e saj të klandestinëve të rinj.
Gjithsesi është pozitiv fakti që BE dhe jo vetëm ka filluar të përballojë me seriozitet problemin e emigracionit, duke nxjerrë udhëzime dhe duke krijuar një politikë unike për emigracionin.
Por është negative fakti që Komuniteti Ndërkombëtar nuk ndërmerr masa, të cilat do të kufizonin në mënyrë drastike, hyrjen e paligjshme. Masa, të cilat do të kontribuonin zhvillimin dhe prosperitetin e vendeve të vendeve që dërgojnë emigrantë drej vendeve të zhvilluara.

Pyetje
Propozimet e Komisionit Ndërpartiak “Për ndjekjen e një politike të emigracionit” duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve si:
a- Çfarë do të bëhet me shtetasit e huaj. Të cilët këtu e shumë vite gjenden në Greqi, por që për njërën apo tjetrën arsye nuk janë legalizuar.
b- Çfarë do të bëhet me emigrantët klandestinë, të cilët kanë hyrë ndërkohë ose që vazhdojnë të hyjnë në territorin e Greqisë? Dhe, veçanërisht çfarë do të bëhet me ata emigrantë klandestinë, deportimi i të cilëve është i pamundur?
Për të dyja këto kategori do të ketë edhe një shans tjetër të dytë për legalizim? Do të legalizohen apo do të ndiqen me masa policore?
c- Greqia do të ngrerë mure përballë emigracionit klandestin me cilëndokosto që kjo do të sjellë? Apo do të këmbëngulë për një kontribut më të madh të BE për ruajtjen e kufijve të jashtëm të Europës, që janë kufijtë e brendshëm të Greqisë, në këtë rast?
d- A do t’u jepen në realitet emigrantëve të huaj të njëjtat të drejta që gëzojnë shtetasit grekë, sipas Kushtetutës dhe ligjeve? Apo shtetasit e huaj do të trajtohen si trup i huaj, potencialisht ilegalë?
e- Do të nxitet përfitimi i marrjes së nënshtetësisë greke nga ana e emigrantëve që plotësojnë kushtet?
f- Do të luftohet fenomeni i punës së padeklaruar (punës së zezë) të emigrantëve, në mënyrë që të lehtësohet legalizimi i tyre dhe të garantohen të drejtat e tyre në siguracionet shoqërore dhe në punë?
g- Emigracioni do të trajtohet me masa mbrojtëse dhe si çështje politike, ose qoftë edhe si çështje e mprehtë morale dhe e rendit publik, në nivelin që nevojitet dhe që mbrohen t drejtat e njeriut ( nenet 2, paragrafi 1 dhe neni 5 paragrafi 2 i Kushtetutës), e cila parashikohet për cilindo person i cili gjendet në Greqi, pa dallim kombësie, race, feje, gjuhe, apo bindjesh politike.
h- Emigracioni do të trajtohet si mallkim, apo si sfidë dhe shans për përfitime të vendit pritës, ashtu edhe të vendit që “dërgon” emigrantë. Është problem apo shans, në rast se administimi ndërkombëtar është i drejtë?
i- Si do të garantohet krijimi i ligjeve dhe në radhë të parë i politikave të emigracionitpa u marrë parasysh gjendja në lidhje me politikat e përbashkëta europiane, të cilat burojnë nga pjesëmarrja e Greqisë në organizmat ndërkombëtare dhe që kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizmit?
j- Çfarë do të ndodhë me brezin e dytë të emigrantëve, me fëmijtë që lindin dhe arsimohen në Greqi dhe që me mbushjen e moshës madhore përfshihen në kategorinë e emigrantëve të paligjshëm?

Propozime
a- Komuniteti Ndërkombëtar, në mënyrë të koordinuar dhe me planifikim të mirë ka për detyrë që përkujdeset për kufizimin, deri në zhdukjen e shkaqeve që krijojnë emigracionin, kryesisht nga Afrika e Azia. Pra, do të ndihmojë në zhvillimin dhe demokratizimin e menjëhershëm. Kjo do të përbëjë jo vetëm një masë kontrolli të valës së emigracionit, por edhe të demkratizimit të brendshëm, si edhe të zhvillimit e ka për detyrë, jo vetëm si masë kontrolli të emigracionit dhe valëve të emigrantëve klandestinë që hyjnë në territorin e saj, por edhe për shkak të udhëzimeve, traktateve të ndryshme të nxjerra nga BE.
Veçanërisht BE ka për detyrë që të koordinojë politikat dhe strategjitë për emigracionin, në kuadrin e kontrollit, integrimit social të emigrantëve dhe të respektimit tëtë drejtave të njeriut. Përllogaritet se në Europë aktualisht qarkullojnë 5 milionë emigrantë të huaj klandestinë dhe pa dokumenta legalizimi.

b- Shoqëria greke ka për detyrë të demostrojë se lufton kundër racizmit, ksenofobisë e dhunës policore, të respektojë të drejtat e njeriut të çdo personi që jeton në territorin grek. Gjithashtu këtu përfshihen edhe të drejtat përsa u takon kushteve të punësimit, sigurimeve shoqërore, shërbimeve shëndetësore dhe publike. Emigranti nuk duhet të shihet si i leverdisshëm, kur ofron lirë krahun e tij të punës, e as si mallkim kur kërkon të njëjtat kushte e të drejta me punëtorët vendas, por si një qytetar me të drejta të barabarta. Është e padrejtë trajtimi si “peng” apo abuzimi mbi të nga ana e punëdhënësit. Prandaj, përcaktimi “ refugjat” propozohet të zëvëndësohet me terma si “ emigrantë të regjistruar ose të paregjistruar”.
Greqia duhet të vlerësojë faktin se të huajt mbulojnë 115000 vende pune, të cilat sipas të gjitha gjasave nuk do të mbuloheshin kurrë nga punëtorët grekë, ndryshe papunësia në Greqi do të arrinte shifrën zero. Njëkohësisht duhet të kristalizohet një politikë emigracioni, e cila do të organizojë kushtet e emigracionit, duke pasur parasysh se ky fenomen nuk do të ndalojë në vijim, por ndoshta do të ndryshojë vetëm burimi i ardhjes së emigrantëve e nga ana tjetër emigrantët aktualë nuk do të qëndrojnë gjithnjë këtu.
Shoqëria greke e ka për detyrë të kurajojë e të mbështesë përpjekjet e vendeve të tjera ballkanike për të hyrë në Bashkimin Evropian. Me këtë integrim, veçanërishgt të Shqipërisë, burimit më të vjetër e më kryesor të hyrjes së emigrantëve në Greqi- emigracioni do të ndryshojë pamje dhe gjendja do të qetësohet e stabilizohet.
Shteti grek ka për detyrë që të ruajë të blinduara kufijtë e saj, me një përgjegjësi të rritur për nga vetë fakti që kufijtë e saj përbëjnë edhe kufijtë e jashtëm të BE të gjithë shtetasit e huaj që u gjendën apo gjenden këtu (në Greqi) duhet të nihmohen që të legalizohen, pa iu vënë kushte paraprake, siç janë numri i lartë i ensimave dhe paravolave, viza e hyrjes, apo burokracira të tjera.
Shmangia e punës së zezë është detyrë e shtetit, e cila ka të bëjësi me punëtorët e huaj, ashtu edhe me ata grekë. Dhe puna e zezë nuk duhet të rëndojë mbi shpatullat e emigrantëve.

Për këtë arsye propozohet:
Dhënia e lejes së qëndrimit dhe të punës për emigrantët e brezit të dytë, pa asnjë kusht
Qëndrimi pa kushte në Greqi, për të gjithë ata që mbushin moshën 65 vjeç dhe që mbulohen nga fëmijtë e tyre.
Lëshimi i çertifikatave të ndryshme (të lindjes) për të gjithë fëmijtë e lindur në Greqi.
Mundësia e ndryshimt të profesionit, apo edhe lëvizja e lirë e emigrantëve.

Paralelisht propozohet:
Dhënia e mundësisë dhe e shanseve për të përfituar nga të gjitha shërbimet (shëndetësore, arsomore, profesionale, administratës publike) ashtu sikundër ato vlejnë edhe për grekët.
Mundësia e ushtrimit të lirë të besimeve të tyre fetare, në vende të përshtatshme.
Mësime teologjie, veç mësimit të fesë ortodokse nëpër shkolla, edhe për të huajt, por edhe për grekët.
Mësimi i gjuhës amtare të emigrantëve të huaj, gjithmonë në bazë të marrëveshjeve dypalëshe.
Dhënia e të drejtës së votës, në zgjedhjet lokale, për të gjithë ata emigrantë të huaj që kanë mbushur pesë vjet qëndrimi të ligjshëm në Greqi.
Lehtësimi i kushteve për bashkimin familjar
Krijimi i kushteve të përshtatshme për ata emigrantë që kanë një kohë të gjatë qëndrimi në Greqi, apo edhe ata që do të përfitojnë nënshtetësinë greke, pa i rënduar me paravola ato masa të tjera financiare.
Kërkimi i njohjes së mjaftueshme të gjuhës, historisë dhe kulturës greke.
Përgjigjet e shpejta në lidhje me kërkesat për dhënien e nënshtetësisë, pa i rënduar emigrantët me kërkesa e kushte absurde.
Për këtë kategori duhet të ketë kërkesa më të kufizuara e më të pakta, sidomos për fëmijtë e lindur në Greqi.

Cikli i legalizimit me ligjin e fundit duhet që të mbyllet sa më shpejt.
Të bëhet analiza e përfundimeve. Të ketë të dhëna të sakta dhe të besueshme.
Më së fundi, meqënëse është e sigurtë se fenomeni i emigracionit, nuk do të zhduket e as do të pakësohet brenda një kohe të shkurtër dhe Komuniteti Ndërkombëtar e ai Europian do të merren gjatë me të, propozohet shndërrimi i Komisionit ndërpartiak të Parlamentit grek për ndjekjen e politikave të emigracionit, në një organ permanent.
ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-12001272536633612812008-09-19T23:50:00.000-07:002008-09-19T23:51:00.225-07:00Rikthimi i Haxhi QamilitRikthimi i Haxhi Qamilit
Nga Arbër Mehmeti
DEBATI PËR IDENTITETIN
Lëvizja Haxhi Qamilste nga pjesa më përparimtare e vendit tonë është konsideruar si simbolika më domethënëse e humbjes së identitetit të atyre shqiptarëve që u unifikuan me pushtuesin, me kulturën e tij, me fenë e tij, madje edhe me kombësinë e tij. “Baba” me ndjekës ishte në kundërshtim me përpjekjet e gjithë atyre patriotëve si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Faik Konica, Gjergj Fishta etj, që donin një Shqipëri të pavarur e europine duke u frymëzuar nga moti i madh i Skënderbeut.
Kjo përpjekje vazhdon edhe sot e kësaj dite, sigurisht e mbështetur nga shumë më tepër shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës por kundërshtarët e saj vazhdojnë gjithashtu punën e tyre me zell, në kërkim të mbështetësve të hapur e të fshehur. Ndihmën e parë këta vazhdues të Haxhi Qamilit e kanë marrë pikërisht nga shteti shqiptar, nga politika e tij, në kohen kur thirrej “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Pikërisht atëherë anëtarësoheshim në Konferencën Islamike duke demonstruar hipokrizinë ndaj Perëndimit dhe cenuar karakterin laik të shtetit. Sot njeriu që më shumë se kushdo përfaqëson këtë hipokrizi është Rexhep Qosja.
Fjalori dhe mënyra që ai ka zgjedhur për këtë rol e barabisin me Haxhi Qamilin. Sulmi i tij është përqendruar tek qytetari dhe shkrimtari europian Ismail Kadare i cili më shumë se kushdo tjetër gjatë jetës dhe krijimit të veprës së tij ka ushqyer ëndrrën europiane të shqiptarëve, duke mos pranuar për asnjë çast, të identifikohej me kulturën dhe besimin e pushtuesit, kushdo qoftë ai. Kadare shkruan një letërsi të madhe të përbotshme e njëkohësisht letërsi shqiptare, gjë që e bën atë një nga shkrimtarët dhe personalitetet e kulturës botërore më në pah e shqiptarin më të preokupuar e të përgjegjshëm për fatet e vendit të tij. Halli nuk është tek Kadareja si person, por tek kontributi i tij proeuropian.
Atje ku nuk arrinte zëri provincial i politikanëve shqiptarë, andej e këtej kufirit arrinin bisedat e Kadaresë, librat e tij, intervistat e tij, letrat e tij me presidentë e kancelari të SHBA e Evropës për Kosovën dhe luftën e saj historike duke u shndërruar në paladin të kësaj kauze. Ai ka bërë detyrën ndaj kombit të tij. Atje ku propaganda serbe i paraqiste shqiptaret si “shpata” e terrorizmit islamik në Europë, si shpresa e të ardhmes islamike, si kujtim i keq i mundjes së një pjese të Europës apo të princërve mesjetare nga Osmanët, aty paraqitej lideri më europian i Ballkanit Ibrahim Rugova i mbështetur fort nga populli i tij, ku me Nënë Terezën, ku me Papa Gjon Palin, duke fituar gjithnjë e më tepër simpatinë e të fuqishmëve të globit.
Për Kosovën qe një mësim i madh historik, marrëdhënia ndërkombëtare që u krijua pas shpalljes së Pavarësisë. Ata kanë rastin të kuptojnë më afër kujt ndodhen, shpirtërisht e politikisht, e nga duhet të orientohet shteti i ri.
Shqiptarët kanë bërë rrugë të gjatë, andej e këtej kufirit, për të realizuar ëndrrën e tyre europiane si një nga kombet themelues të kontinentit dhe nuk mund t’i lejojnë vetes më tej të viktimizohen nga politika serbe. Edhe në vitin e mbrapshtë shqiptarët gjetën forcë për t’u ndarë nga murtaja e Haxhi Qamilit, por kujtimi i tij na mbet. Historia është bujare në prodhimin e dordolecëve.
Qosen e mbetur pa punë, në qoftë se, mjekrën e ka hazër, formimin shpirtëror taze, gjithashtu, e këshillojmë të konkurrojë pasi të kalojë provën e zërit për Hoxhë në Kandahar. E, nëse ata nuk e marrin, kurojeni Qosen që të rrijë këmbëkryq në paqe, mbi shiltet apo minderet e veta!ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-1005038839049743608.post-68121188319271829072008-09-19T23:49:00.000-07:002008-09-19T23:50:20.445-07:00POLITIK! Një emër i bukur për një butikPOLITIK! Një emër i bukur për një butik
Nga Inida Gjata ZHAKU
Ky shkrim është thellësisht Politik. U drejtohet të gjithëve.
Sapo ka nisur një protestë kundër Politikës së “Kallashnikovëve”.
Në emër të Politikës së “Vizionarëve e Sensitivëve”. Mbahet në Sheshin e Politikave të Kryengritjes, ky miting.
Ngjason pak me një Teatër rruge. Të gjithë Vizionarët e Sensitivët, fshehur pas maskës së të Revoltuarit, duke kërkuar me vetulla të ngrysura e hije të rëndë Largimin e Politikës së Vjetër.
Të bashkuar! Në emër të Shqipërisë!
Shpesh herë, vërtitja e emrit të Shqipërisë nëpër raporte ndërkombëtarësh, është përdorur si subjekt polemikash e ballafaqimesh publike Politike. Ndonjëherë me këto raporte është fshirë edhe menderja. Madje një KryeDoktorrrr, e ka rekomanduar si shumë të butë për lëkurën e trashë të shqiptarëve, të cilëve edhe 100 si kjo lloj “letre” nuk do t’ua çirrnin të pasmet e as të përparmet.
Kështu që edhe Sondazhet apo Statistikat që kanë të bëjnë me hallet tona, duke qenë se përmenden nga kushdo, kurdo, sido t’i teket gjithsecilit, kanë marrë disa nota të lehta komike e humoristike duke u shndërruar edhe në subjekt barcaletash.
Dje, pas disa kohësh e shkëputur nga programet televizive, ndoqa Opinion. PD dhe PS përballë njëri tjetrit! Tahiri dhe Ruçi si xhandarë. Xhaferri dhe Nishani si viktima. Fevziu më këmbë. Isha duke shkruar dhe me kufje në vesh, dëgjoja minimal techno nga një producent rus. Atyre u shihja vetëm fytyrat e qëndrimet. Herë pas here kapja ndonjë plan të parë e mund ta kuptoja prej lëvizjeve të buzëve të tyre subjektin e debatit. U vra apo s’u vra! U tha apo s’u tha! U bë apo s’u bë! Fitoj apo humbas! Votoj dhe s’fitoj! Mashtron apo mashtroj! Etj….
Kur befas, Nishani se nga e nxjerr një resme të ekranit të kompjuterit personal, ku sipas një sondazhi në Balkanweb, shqiptarët kishin votuar për Politikën e Vjetër, edhe pas gjithë këtyre përpjekjeve të Opozitës për Kryengritje, 80 e ca përqind!
Po ta shihje pa zë siç po e shihja unë, dukej sikur Nishani reklamonte në TV shpikjen e fundit të shkencës, përsa i përket fshirjes së menderes. Me një klikim dhe faaaap. I pastër e i sigurtë edhe një mandat tjetër. Me gjithë ato letra nëpër duar, diçka e re mbase kish ngjarë, e duhej dëgjuar!
Por, kur nisa t’i dëgjoj me zë llafollogët e atyshëm, kuptova se edhe një herë tjetër në TV nga kompetentët e Politikës, nuk thuhej asgjë e re. Viktimat fajësonin Fajtorët. Fajtorët fajësonin Viktimat. Fevziu më këmbë. Letra sondazhesh e raportesh nëpër duar!
Dhe sot, miting.
Me thënë të drejtën, pas gjithë Politikës që dëgjon nëpër programet Politike kupton se Politika shqiptare është vetëm një muhabet ordiner njerëzish ordinerë dhe asgjë e frytshme për askënd jashtë asaj sfere.
Të vetmet Protesta Spontanisht Qytetare në Shqipëri kanë qenë Thirrjet për Paret. Këngët e mjeruara të shqiptarëve, grabitur nga Politika e Piramidave.
Të nxitur nga Politika Tjetër, kundër Politikës së Vjetër! Kjo është shndërruar tashmë në traditë në vendin tonë. Sheshe mbushur me militantë që thërresin apo shohin vëngër në emër të asaj që u dikton Politika e Mitingut!
Tashmë kjo farsë dihet nga të gjithë. Atje në shesh, të ndodh shumë rrallë të shohësh qytetarë të protestojnë ndershmërisht në emër të diçkaje më lartësuese se sa Politika!
Ndaj dhe ky i fundit, si të gjithë mitingjet e tjerë, për një shoqëri të shushatur prej politikës, nuk përfaqëson asnjë lajm. Asnjë ngjarje. Asgjë më shumë se sa disa Xhandarë që fajësojnë disa Viktima. Asgjë më shumë se sa disa Viktima që fajësojnë disa Xhandarë. Dhe disa gazetarë në këmbë.
Asgjë më shumë se ç’ ka ndodhur nëpër protesta të mëparshme, nuk ndodh edhe këtë herë. Politika i sheh qytetarët si vota. Turmat si mjete. Mirëpo, një politikë e re nuk mund të burojë nga metodat e vjetra. Nga protesta të stisura. Nga të blerë që shiten lirë. Nga të lirë që e shesin veten shtrenjtë. Protestat, po nuk buruan prej thellësisë së zemrës së atij që vuan, nuk do të kenë kurrë asnjë vlerë më të madhe se sa do t’i shtojnë kalendarëve një datë rrëmuje e kaosi urban.
Mirëpo, nëse të tjerat do të funksiononin, e sikur ky vend të mos kish probleme të thella e ku të drejtat e njeriut të paktën të garantonin njëfarë mbarëvajtje sociale, nuk do të kish asnjë problem kjo Shfaqje Militantësh me maska Rastësorësh herë pas here. Mirëpo, duke qenë e ndërgjegjshme për problemet sociale e mungesën e Politikave Reformuese, si shkak i hallakatjes diletanteske të Politikanëve Shqiptarë, uroj që të jetë duke i ardhur fundi kësaj Politikomanie që vetëshpallet si e re e të udhëheq e Bashkuar drejt Batakut të vjetër, duke lënë në harresë e të pazgjidhur çdo problem jetik të këtij populli hallemadh. Uroj që qytetarët ta kuptojnë Politikën si një mekanizëm që ndërton qytetërime, e jo më si një Xhaketë me prerje Moderne!
Politik! Një emër i bukur për një butik!ardi stefahttp://www.blogger.com/profile/00268851228378683508noreply@blogger.com0