Κυριακή 14 Σεπτεμβρίου 2008

Përshëndetje dhe mirëseerdhët!

Përshëndetje dhe mirëseerdhët!
Ju uroj mirëseardhjen në këtë Blog të ri, të cilin mora guximin ta çelja për të administruar mesazhet elektronike, të cilat më vijnë pothuajse përditë në adresën time.
Janë mesazhe, të cilat kanë të bëjnë me problematizimin jo vetëm të intelektualëve të njohur, por edhe me shqetësimet e qytetarëve të ndryshëm në lidhje me gjendjen aktuale në Shqipëri, Lirinë, Demokracinë, Qytetarinë, Drejtësinë...
Ndaj edhe mora guximin të ndërtoj këtë blog modest ku të komunikojmë të gjithë së bashku pa pasur kufij, pa pasur censurë, pavarësisht nga bindjet politike të secilit.
Pasi LIRIA e FJALËS, e SHPREHJES, e MENDIMIT, e SHPIRTIT, e DEBATIT janë vlera të përbotshme e të përjetshme.
Natyrisht, Liria e Fjalës dhe Demokracia nuk nënkuptojnë anarki, as urrejtje e mllefe personale.
Të gjithë që marrin pjesë në debatin tonë në blog duhet të jenë të ndërgjegjshëm se demokracia dhe liria e shprehjes në internet nuk nënkuptojnë nxitjen e armiqësisë, apo urrejtjeve personale, apo akuzat e paargumentuara.
Prandaj nuk do të publikohet asnjë shkrim që ka përmbajtje të kundërt me filozofinë e Blogut, apo që nuk jep të dhënat e sakta të autorit, të cilat, në rast se autori nuk dëshiron, nuk do të publikohen. Jam i bindur se një pranim i mendimeve dhe propozimeve, të cilat vendosen jashtë dialogut demokratik, apo prapa mbështetjes së një shteti të fuqishëm me një trajtë të përforcuar tek “ligji, rregulli dhe siguria”, në fakt kërcënohet Demokracia.
Natyrisht rruga është e gjatë dhe e vështirë, pasi e tillë është rruga e Lirisë dhe e Demokracisë, e Qytetarisë dhe e Drejtësisë.
Besoj se askënd nga ne nuk do ta ndalë vështirësia e saj.
Jeni të mirëpritur në këtë Blog modest të shprehjes e diskutimit të problemeve thelbësore aktuale, sociale e politike, me shpresën që zëri i të gjithë qytetarëve e intelektualeve shqiptarë të dëgjohet e të ndikojë sadopak në ëndrrën për LIRI e DEMOKRACI...
Jemi të gjithë autorë të këtij BLOGU...
Dashamirësisht
ARDI STEFA

Δεν υπάρχουν σχόλια: